|

Telefonoi 65.000 herë ish të fejuarin, arrestohet

As profesionistët e telemarketing, nuk do të ishin kaq insistues. Një grua 42-vjeçare në Holandë ka telefonuar ish të fejuarin e saj 65.000 herë. Këto telefonata janë kryer vetëm në një vit. Javën e kaluar në celularin e kësaj gruaje janë zbuluar të gjitha telefonatat. Mësohet se kjo grua i kryente këto telefonata çdo 8 minuta. Viktima një burrë 62-vjeçar kishte denoncuar në muajin gusht gruan, 20 vjeçe më të re në moshë. Por vetëm javën e kaluar gruaja është arrestuar. Nga ana tjetër, burri ka mohuar lidhjen me këtë femër. Sipas fakteve, gruaja ka telefonuar ish të fejuarin e saj 1.250 herë në javë, ose me fjalë të tjera, 178 herë në ditë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:51 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added