|

Si t’i njihni pikat tuaja Të Forta

Çuditesh edhe vetë kur sytë mbesin tek një femër, e cila kalon në rrugë… Ajo mund edhe të mos jetë ikona e bukurisë: Disa kile më tepër, hundën pak të madhe; por gjithsesi ty nuk të shqitet vështrimi.
Feminilitet, por edhe siguri në hapat e saj tek ecën e shpenguar; hedh vështrime të shpejta dhe cepi i buzëve të kuqe, lëviz me një fije ironie. Një përzierje eksplozive sensualiteti, e cila i tejkalon kornizat e bukurisë estetike; hedh tutje konceptin e parametrave fizike: Forma të rrumbullakosura dhe këmbë të gjata. Tërheqje! Sharm, e quajnë francezët ose ndryshe njihet si “sex appeal”. Në shqip, kjo shprehje do të ishte: Apel ndaj seksit; por jo kaq thjesht dhe drejtpërdrejtë. Është një formë komunikimi pa fjalë, me sinjale: vështrime, lëvizje duarsh, mimika e fytyrës. Është erotizëm, i pathënë, por që ndihet në ajër; njëlloj si një aromë që të bën të kthesh kokën, pa menduar dy herë. 
Tërheqëse, natyrshëm apo…
Dikush ka thënë se sharmi, është formula e një lëngu magjik, pirja e të cilit të shndërron në një qenie të pa rezistueshme seksualisht; është marrje-dhënie e pakufizuar hormonale. Fantazitë njerëzore nuk kanë fund në këtë aspekt, duke filluar që nga përrallat me “hirushe” që transformohen në princesha, deri te filmat hollivuadianë. Edhe në një përrallë të pafajshme, që u tregohet fëmijëve, elementet e tërheqjes seksuale janë të pranishëm, duke krijuar modele dhe mënyra të sjelljes karshi seksit tjetër.
Sipas studiuesve, tërheqja seksuale është një reaksion kimik, i feromoneve (hormonet e dëshirës), por mund të konsiderohet edhe si një gjendje mendore: Të jesh dhe jo të dukesh. Do të thotë të vlerësosh atë çka ndjen dhe mënyrën sesi e ndjen. Të pranosh jopërsosmërinë e trupit tënd, por të njohësh pikat e forta të fizikut. Detajet nuk janë asnjëherë të parëndësishme, përkundrazi ato duhet të theksojnë individualitetin tënd; sepse sot jetojmë në një botë ku, vlerat vijnë gjithmonë duke u unifikuar, por e veçanta është cilësia që vlerësohet më shumë. 
Strategjitë e seksit
Arma e parë: Vështrimi. Nuk është e thënë të jenë sytë e një perëndeshe; forma apo ngjyra jo gjithmonë ka rëndësi, por intensiteti i emocionit që përçohet me anë të syve është vendimtar. Thonë që sytë të tradhtojnë gjithmonë, sepse shprehin të vërtetën. E vërteta është që, për të krijuar emocion të menjëhershëm tek të tjerët nuk ka parametra apo metoda për të ndjekur. Emocioni është instiktiv, ashtu siç ndodh edhe reaksioni i tërheqjes. Parulla e vetme është: Spontanitet. Ndjenjat e lindura natyrshëm janë gjithmonë më shprehëset dhe më emocionalet. Të pëlqesh veten do të thotë të pëlqehesh edhe nga të tjerët, por për të arritur një gjendje të tillë shpirtërore duhet të kesh siguri në vetvete. Siguria, e fituar nuk mund të jetë e ndryshueshme apo jokostante, kjo ndjesi duhet të na shoqërojë edhe në ditët tona “të zeza”, kur gjithçka shkon mbrapsht dhe jemi vetëm.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:36 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added