Arrestohet masakruesi 84-vjeçar i gruas në Korçë
Liliana Arapi quhet gruaja 42-vjeçare e cila u gjet mbrëmjen e së enjtes e masakruar, kurse autor i dyshuar i vrasjes është Gaqo Dumka nga Korça, 84 vjeç.
Policia e Korçës publikoi mbrëmë zyrtarisht identitetin e viktimës dhe të dyshuarit të krimit.
Viktima është Liljana Arapi 42 vjeçe lindur e banuese ne qytetin e Bilishtit, e papunë dhe me gjendje civile e pamartuar, kurse autor i krimit, Gaqo Dumka, 84 vjeç, lindur ne fshatin Dardhë dhe banues ne lagjen nr 4 Korçë.
Nga hetimi rezultoi se plaku bashkëjetonte me gruan që vrau dhe copëtoi, ndoshta për shkaqe xhelozie.Prej disa kohësh ata jetonin së bashku tek një banesë me qera në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.
Sipas hetimit, i dyshuari e prezantonte Lilianën sikur ishte mbesa e tij duke justifikuar kështu bashkëjetesën në një shtëpi.
Ndërkohë nuk është gjetur koka e të ndjerës. I dyshuari pasi u ndalua mbrëmë në orën 19.00, pranoi se ishte ai autor i krimit. Ai pohoi se në kushte xhelozie, pas një sherri mes të dyve, fillimisht e kishte therur me thikë dhe pasi e kishte lënë të vdekur, e kishte prerë trupin e zhveshur në disa copa të cilat i kishte futur në dy thasë dhe rrobat në një qese, kurse kokën e kishte hequr veçmas duke e fshehur.
Në cilësinë e provës materiale, të dyshuarit iu sekuestruan:
- 2 aparate celulare qe i përkisnin autorit te ngjarjes dhe viktimës.
- sendet e kryerjes se krimit ( 1 sëpatë dhe 2 thika)
- tesha te viktimës dhe te autorit.
- si dhe janë vërejtur njolla gjaku ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te banesës.
Nga ana e policisë njëkohësisht po punohet për dokumentimin ligjor te ngjarjes se ndodhur dhe dyshohet qe motivi i këtij krimi te kryer nga autori te jete xhelozia pasi viktima ka pasur marrëdhënie dhe me shtetas te tjerë.
Policia tha se materialet e përpiluara ne ngarkim te shtetasit te sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese”.