Nojkiq e quan joreale idenë e statusit special për veriun
Serbët e pjesëve të tjera të Kosovës nuk mbështesin plotësisht idenë që serbët e pjesës veriore të Kosovës të kenë status special, duke konsideruar se kjo do të shkonte në dëm të serbëve të pjesëve të tjera.
Rangjel Nojkiq, njëri nga politikanët serbë të pjesëve të tjera të Kosovës, ka theksuar të shtunën se është joreale që veriu i Kosovës të ketë status special.
“Serbët e veriut mund të marrin një autonomi shumë të gjerë, ose edhe pavarësi, por kjo do të jetë e kobshme për serbët në jug të urës së Ibrit. Ne qysh tash jemi duke i ndier pasojat e ideve të tilla”, ka theksuar Nojkiq për Radion KiM, transmeton FoNet.
Nojkiq ka hedhur poshtë edhe idenë e ndarjes së Kosovës, duke e quajtur të papranueshme dhe të parealizueshme.
Përfaqësuesve të Beogradit Nojkiq ua ka parë për të madhe që, siç ka thënë ai, “me premtime joreale te serbët e veriut kanë krijuar një atmosferë të tillë që ata të kujtojnë se janë të veçantë” nga serbët e tjerë, transmeton FoNet.
“Gjendja e tashme dhe iniciativat e serbëve që në kokë kanë ndarjen praktikisht janë zgjidhje, me të cilat serbët e veriut do t’i fitonin të gjitha, por serbët në jug të Ibrit do t’i humbnin të gjitha”, ka theksuar Nojkiq.
Deklarimet e Nojkiqit janë bërë në kohën kur burimet diplomatike kanë pohuar për një plan ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.
Sipas këtij plani, pjesa veriore e Kosovës, e cila ka shumicë me banorë serbë, do të merrte një autonomi substanciale, por do të shmangej termi “status special”. Sipas këtij plani, komunat serbe në veri të Kosovës do të kishin një mekanizëm të përbashkët, ku do të vendosnin për veten. Mekanizmi që do të quhej këshilli regjional për veriun do të krijohej në bazë të Pakos së Ahtisaarit. Të njëjtat komuna do të kishin edhe një linjë të veçantë buxhetore e që nuk do të ishte nën kontrollin e Prishtinës. Ato do të marrin në mënyrë të drejtpërdrejtë një përqindje të të hyrave nga Doganat e Kosovës, dhe në këtë mënyrë do të kenë autonomi financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Detajet e tjera, si dokumentet, tabelat, funksionimi i gjykatave dhe problemet e tjera, do të zgjidhen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, dhe me formulën e neutralitetit karshi statusit.
Dialogu Prishtinë – Beograd pritet të vazhdojë në fillim të shtatorit.
Ndërkohë, burime të tjera kanë pohuar se tensionet në veri të Kosovës do të mbeten edhe pas raundit të ardhshëm të dialogut, në rast se palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tanishme. Për vulat doganore mund të gjendet zgjidhje në këtë raund, por jo edhe për qëndrimin e oficerëve doganorë në portat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.