Dialogu në Bruksel nuk i jep zgjidhje krizës në veri
Tensionet në veri të Kosovës do të mbeten edhe pas raundit të ardhshëm të dialogut në Bruksel, në rast se palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tanishme.
Për vulat doganore mund të gjendet zgjidhje në raundin e ri, por jo edhe për qëndrimin e oficerëve doganorë në portat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Qeveria e Serbisë nuk do kosovarë në këto pika doganore.
Shefi i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic ka thënë se “nuk mund të lejojmë që Prishtina të vendosë institucione në veri, e as që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova”.
Në Kosovë kanë konfirmuar se për doganierët fare nuk do të flitet përgjatë procesit të dialogut me Serbinë,
Zëvendëskryeministri ka thënë se me Beogradin zyrtar nuk do të dialogohet për punët e brendshme të Kosovës në kuadër të të cilave ka futur edhe çështjen e dërgimit të oficerëve doganorë në veri. /