Jo përtej Planit Ahtisari!
Opozita kosovare kundërshton mundësinë që në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit të diskutohen ide të ndryshme për veriun e Kosovës, të cilat do të shkonin përtej Planit të Ahtisarit. Zbatimi eventual i ideve të tilla hidhet poshtë edhe në Zyrën Civile Ndërkombëtare.
Pavarësisht shtimit të zërave që flasin për një status special, një autonomi apo një të ashtuquajtur “Ahtisari plus” për veriun e Kosovës, për Zyrën Civile Ndërkombëtare plani për pavarësi të mbikëqyrur i të dërguarit special të OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, mbetet aktualisht dokumenti i vetëm i vlefshëm.
Përfaqësues të këtij mekanizmi i thanë Radios Evropa e Lirë se do të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e këtij plani edhe në veri të Mitrovicës, ndërsa i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i bindin serbët e asaj zone se e ardhmja e tyre gjendet në kuadër të sistemit shtetëror të vendit.
Zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffie, tha se pala serbe dhe ajo kosovare mund t’i zgjidhin problemet ekzistuese ndërmjet vete në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, por se Zyra Civile Ndërkombëtare do të vazhdojë të veprojë në përputhje me mandatin që ia jep Grupi Drejtues Ndërkombëtar.
“Ekziston dialogu i lehtësuar nga BE-ja ku Beogradi dhe Prishtina mund të punojnë për të identifikuar fushat e interesit të dyanshëm, për të cilat mund të pajtohen, por ne jemi të përqendruar në mandatin tonë”, u shpreh ai.
McGuffie ritheksoi qëndrimin e ISG-së në mbështetje të integritetit territorial të Kosovës. Ai tha se statusi i Kosovës është çështje e mbyllur për ICO-në dhe se ndarja e vendit mbetet ide e papranueshme.
Një qëndrim të ngjashëm e kanë dhënë, deri më tani, edhe autoritetet kosovare. Në deklaratat e deritashme të zyrtarëve të lartë shtetërorë është thënë se me Beogradin nuk do të bisedohet asnjëherë për ndarjen e Kosovës.
Mirëpo, partitë opozitare shfaqën dyshimin për ekzistimin e planeve që flasin për një status special për veriun e Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, Burim Ramadani, theksoi rëndësinë për krijimin e një plani konkret të ekzekutivit vendor lidhur me pjesën veriore të vendit.
Zhvillimi i bisedimeve për veriun, sipas tij, është i dëmshëm për funksionimin e shtetit të Kosovës.
Insistimi i Beogradit për ndarjen e veriut, sipas analistit Halil Matoshi, do të zbehet në muajt e ardhshëm, por jo dhe idetë për një autonomi për komunat në veri të Mitrovicës.