Kampioni i Australisë pret shumë nga sulmuesi kosovar
Trajneri i ekipit Brisbane Roar, Ange Postecoglou, ka thënë se pret shumë në edicionin e ri nga sulmuesi kosovar Besart Berisha, shkruan të martën “ABC News”. Sipas trajnerit Postecoglou, Berisha ka çka t’i ofrojë kampiones në fuqi të Australisë. Sulmuesi 26-vjeçar me ekipin australian ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Berisha rastësisht ka rënë në sy të ekipit australian, kur asistenti i trajnerit Postecoglou, Dario Vidoshiq, ishte për të përcjellë një ndeshje të Bundesligës 2 në Gjermani, në edicionin e kaluar. Vidoshiq ka mbetur i impresionuar me Berishën, kurse Postecoglou sapo ka kuptuar që Berisha është i lirë e ka kontaktuar menjëherë.
Berisha deri në fund të edicionit të kaluar ka luajtur për ekipin gjerman Arminia Bielefeld. Ai karrierë ka bërë edhe te ekipet Horsens, Rosenborg, Burnley e Hamburg. Ka një gol të shënuar me Kombëtaren e Shqipërisë për të cilën ka zhvilluar 17 ndeshje.
Në Australi luan edhe sulmuesi Labinot Haliti. Ai është pjesë e skuadrës Newcastle Jets. Berisha me skuadrën e tij të re do të paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.