|

KFOR: Nuk ka krizë humanitare në veri

Forcat e NATO-s në Kosovë vazhdojnë të përgënjeshtrojnë serbët e veriut. Sipas indeksonline, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wichter, ka përgënjeshtruar sërish të ashtuquajturin kryetar të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq.
Ai ka thënë se nuk janë dërguar forca shtesë shqiptare në veri, e posacërisht tek Ibri. Wichter nëpërmjet një reagimi te Politika ka thënë se nuk janë të sakta pohimet se nuk ka furnizime të ushqimit  në veri, sepse njerëzit i kanë të gjitha mundësitë për t’u furnizuar dhe se asnjë institucion kredibil nuk ka vërtetuar se ka krizë.
Gjithashtu Wichter ka hedhur poshtë pretendimet e Nedelkovic se Buhler po mban anën e shqiptarëve, duke thënë se Komandanti i KFOR-it, është përgëzuar nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për ndaljen e dhunës në veri

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:43 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added