Për një javë gati 300 mijë persona kalojnë kufirin
Stina e verës dhe koha e pushimeve e kanë rritur tejmase numrin e personave që po evidentohen në hyrje dhe dalje të pikave kufitare të vendit. Zyrtarët nga Policia e Kosovës konfirmuan për mediat vendore se vetëm gjatë javës së fundit nëpër kufijtë e Kosovës janë regjistruar gati 300 mijë persona.
Policia e Kosovës qysh me fillimin e verës e ka shtuar numrin e patrullimeve nëpër rrugë pasi që është rritur shumë edhe numri i pjesëmarrësve në trafik. Sipas të dhënave policore, ka një rritje tepër të madhe të hyrje daljeve nëpër të gjitha pikat kufitare, sidomos në ato me Shqipërinë.
Zëdhënësja e policisë, Sabrije Kamberi tha për mediat kosovare se ende ka fluks të madh qytetarësh që vijnë në Kosovë dhe atyre që dalin për pushime jashtë vendit. Ajo tha se kalimet më të mëdha janë në pikën kufitare të Vërmicës.
Kamberi bëri të ditur se në pikëkalimet kufitare edhe më tutje është duke u zbatuar marrëveshja e mirëkuptimit e nënshkruar qysh më parë në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë 3 muajve të sezonit turistik veror kontrolli i hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri ushtrohet vetëm në njërën nga pikat doganore, duke përfshirë këtu edhe patrullimin e përbashkët të të dy policive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërkaq këtyre ditëve Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe hapat që ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, e sidomos atyre me pasoja fatale. Ditëve të fundit kanë ndodhur disa aksidente me fatalitet .