Kufiri me Serbinë i lë në hije gjykatat në veri
Funksionalizimi i gjykatave në veri të vendit ka mbetur në hijen e angazhimeve të faktorëve relevantë vendës për t’i futur nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31. Gjykata e Qarkut në Mitrovicë vazhdon të mbetet pa staf shqiptar, për sa kohë që objektit të Gjykatës Komunale dhe asaj për Kundërvajtje në Zubin Potok, i është ndërruar destinimi nga ana strukturave paralele serbe, Me gjithë zotimet e kryeministrit Hashim Thaçi se “gjykatat e veriut” do të vendosen në agjendën prioritare të Qeverisë, askush brenda Ekzekutivit nuk mund të japë ndonjë afat se kur mund të pritet funksionalizimi i tyre.
“Ne ende kemi edhe shumë për të bërë, por jemi të vendosur që të lëvizim vetëm përpara. Dhe e theksoj që do të vazhdojmë me funksionalizimin e gjykatave, me shpërbërjen e strukturave kriminale dhe me luftimin e dukurive tjera negative në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi, para pak ditësh. Dhe, pavarësisht kësaj deklarate, një nga zyrtarët e lartë të Qeverisë ka thënë të martën se tash për tash nuk ka asgjë konkrete në drejtim të funksionalizmit të gjykatave në veri. “Nuk kemi asgjë konkrete”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, përmes telefonit.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, megjithëse ky i fundit ka shfaqur shenja optimizmi se gjykatat në veri do të funksionalizohen shpejt.
“Problemi i dy pikave kufitare ka shkaktuar një angazhim më të madh institucional, mirëpo ne po shpresojmë që së shpejti do të bëhet edhe funksionalizimi i gjykatës në Mitrovicë”, ka thënë Peci.
Ai ka bërë të ditur se objekti i kësaj gjykate, i cili ka qenë në renovim, tash i plotëson nevojat për punë normale të gjykatësve dhe të personelit tjetër teknik. Peci dëshiron që edhe objekti i gjykatës në Zubin Potok të përdoret për ndarje të drejtësisë, e jo për shërbime shëndetësore.
Si drejtues i institucionit që është përgjegjës për qeverisjen, menaxhimin dhe administrimin e gjykatave të Kosovës, ai qysh në prill të këtij viti e ka njoftuar shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, se objekti i gjykatave në Zubin Potok është “okupuar” nga strukturat paralele serbe me qëllim të shndërrimit të tyre në njësi të mjekësisë familjare.
“Sipas burimeve të mia, shndërrimi i kësaj ndërtese është bërë në bazë të vendimit nga strukturat paralele serbe të Kosovës, por as unë personalisht e madje as Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk jemi informuar zyrtarisht për ndonjë vendim të tillë”, i ka treguar Peci shefit të EULEX-it, nëpërmjet një shkrese.
Me këtë rast, ai ka kërkuar nga EULEX-i që t’i ndërmarrë dy masa të menjëhershme: të konfirmojë dhe të vërtetojë situatën e krijuar në Zubin Potok lidhur me gjykatat dhe menjëherë të njoftojë KGJK-në lidhur me gjendjen; si dhe të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur pronën e KGJK-së dhe të zbatojë ligjet e Kosovës sipas sistemit të unifikuar gjyqësor të Kosovës.
Pesë muaj më pas, Peci e pranon se realiteti në terren vazhdon të jetë i njëjtë.
Ndërtesa e gjykatës në Zubin Potok ka qenë funksionale deri në shkurt të vitit 2008 dhe në të gjenden lëndë. E ato, lëndë, sipas Pecit, duhet të inventarizohen gjithsesi. Burime të gazetës kanë konfirmuar se një pjesë e stafit të EULEX-it është tërhequr nga pjesa veriore, pas tensioneve që janë shkaktuar nga banorët lokalë të asaj pjese, në shenjë revolte për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Një pjesë e stafit të EULEX-it, janë ndier të pasigurt që të qëndrojnë në veri dhe kanë kërkuar që të sistemohen në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës”, ka thënë burimi i gazetës. Mirëpo, zyrtarë të EULEX-it kanë mohuar se bëhet fjalë për ndonjë tërheqje grupore të stafit të tyre nga pjesa veriore.
“Bëhet fjalë për dy apo tre persona që janë zhvendosur nga veriu, përndryshe prezenca e pjesëtarëve të EULEX-it në atë pjesë është edhe më e madhe se çka qenë deri tash”, ka thënë një nga zyrtarët e këtij misioni evropian në Kosovë.
EULEX-i është akuzuar disa herë nga udhëheqësit politikë vendës se ka dështuar që ta fusë nën kontroll veriun e banuar me shumicë serbe dhe të administruar nga strukturat paralele të Serbisë.
Muaj më herët, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ka thënë edhe haptas se “ka telashe me EULEX-in”. “Unë kam telashe me EULEX-in në raport me veriun, kam telashe për rendin dhe ligjin, kam telashe me EULEX-in për ligjet e aplikueshme”, ka thënë ai, si reagim ndaj një deklarate që kishte dhënë shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, se për kthimin e gjykatësve në veri duhet marrëveshje me Beogradin. Zyra e Koordinatorit për Strategjinë e Veriut të Kosovës, në maj ka nxjerr një raport mbi 60 faqesh, në të cilin janë përshkruar deri në detaje veprimet jashtë kornizës ligjore që bëhen në pjesën më problematike të vendit, aty ku mbretërojnë strukturat paralele dhe ato shtetërore të Serbisë.
Në raport janë evidentuar të gjitha strukturat paralele serbe që veprojnë në veri, prej atyre të sistemit arsimor dhe shëndetësor e deri te strukturat paralele gjyqësore, të kulturës, sportit, postës, energjetikës, pushtetit lokal, sigurisë, financave dhe ato të transportit.
Ndër detajet e shumta, raporti i Zyrës së Koordinatorit, ka ofruar edhe fotografi të shumta të objekteve ku janë të vendosura dhe veprojnë këto struktura paralele serbe, si dhe skema të detajuara me emra zyrtarësh të këtyre institucioneve serbe.