|

Ministri i MFSK-së viziton SHBA-të

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku, udhëtoi për një vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ministri Çeku, gjatë qëndrimit në SHBA, do t'i realizojë disa vizita të rëndësishme në Uashington dhe në Ajova.
Sipas agjendës fillimisht është paraparë vizita në Ajova (IOWA), ku delegacioni i lartë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë do të takohet me kreun e Gardës Kombëtare të Ajoves, gjeneral Timothy Orr.
Po ashtu, Ministri Çeku do të ketë edhe disa takime të nivelit të lartë në Pentagon, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin Amerikan. Kjo vizitë do të jetë rast i mirë për promovimin e FSK-së, si edhe bashkërendimin e planeve me Gardën Kombëtare të Ajovës, me të cilën FSK-ja është në partneritet që nga marsi i këtij viti.
Një kujdes i veçantë do t'i kushtohet edhe angazhimit të MFSK së dhe FSK së drejt arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionele. Ministri i MFSK-së, Agim Çeku, gjithashtu do të mbaj ligjërata në Shkollën për Qeverisje "John F. Kennedy" pranë Universitetit të Harward it, dhe në Universitetin John Hopkins.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:28 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added