Ischinger: Propozimet për ndarje të papranueshme
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka thënë se propozimet për ndarjen e Kosovës janë absolutisht të papranueshme. Ai tha se është me rëndësi që të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti përgjegjësit në Beograd, të kuptojnë se pa zgjidhjen e çështjes së veriut, pa marrë parasysh se si do të zgjidhet, dyert e Serbisë drejt Evropës nuk mund të hapen më shumë dhe nuk do të hapen.
Ai në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler ka luajtur një rol të madh në evitimin e konfliktet në Kosovë, ndërkaq propozimet e tij tregojnë se KFOR-i e sheh Kosovën si një tërësi territoriale.
Ish përfaqësuesi i BE-së që ndërmjetësoi bisedimet shtesë mes Kosovës dhe Serbisë Duke folur rreth situatës së krijuar në veri, Wolfgang Ischinger tha se do të ishte shumë mirë sikur ky konflikt për çështje kufiri dhe tregtie mes Kosovës dhe Serbisë të mos kishte ndodhur fare. Mirëpo, sipas tij kjo ka të bëjë me çështje të cilat është dashur të zgjidhen kaherë.
Sipas tij, me rëndësi është që të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti përgjegjësit në Beograd, të kuptojnë se pa zgjidhjen e këtij konflikti, pa marrë parasysh se si do të zgjidhet ai, dyert e Serbisë drejt Evropës nuk mund të hapen më shumë dhe nuk do të hapen.
“Shpresoj se Beogradi e ka kuptuar këtë në të gjitha nivelet dhe se edhe serbët e Kosovës e kanë të qartë një gjë të tillë”, tha ai.
Duke folur rreth marrëveshjes së arritur, ai tha se pret që edhe serbët e Kosovës të marrin masat e domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes.
Ndërkaq, duke folur rreth rolit të BE-së në këtë situatë, ai tha se BE-ja është në një gjendje të rëndë, sepse në Kosovë ka misionin më të madh që ka dërguar deri tani në ndonjë vend tjetër, EULEX-in, mirëpo në anën tjetër ka mungesë të unitetit rreth njohjes së Kosovës, pasi pesë vende ende nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë hap.
Në pyetjen se a beson që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi ende ka shansa për sukses, ai tha “Po ka shansa dhe duhet të ketë shansa. Nëse ai nuk vazhdohet dhe nëse nuk sjell rezultate në një kohë të caktuar, kjo do të kishte pasoja të mëdha negative për anëtarësimin e të dy shteteve në BE. Kjo do të jetë një problem i madh në veçanti për Serbinë, e cila dëshiron që këtë vit të bëjë edhe disa hapa të tjerë drejt afrimit me BE-në. Unë rikujtoj se ne në kuadër të misionit të Trojkës kemi bërë para tre vitesh propozime të ndryshme për zgjidhjen e problemit, pa njohjen e menjëhershme të plotë mes shteteve. Zgjidhjet janë në tavolinë dhe nuk është vështirë të formulohen. Detyra e udhëheqësve në veçanti në Beograd, por edhe në Prishtinë, është që këto propozime me ndihmën e BE-së t’i realizojë”.