|

Kush do t’ia rrëmbej zemrën Ryvës?

Edhe pse kënga titullohet “Të kam pranë”, Ryva nuk ka pranë askënd për momentin, pra vazhdon të jetë singël dhe në pritje të djaloshit që do të mund t’ia rrëmbente zemrën.
Ajo thotë se kënga nuk ka asgjë me jetën e saj private. Këngë është realizuar nga Chriss dhe Zap dhe që në start është pëlqyer nga publiku. “Brenda këtij muaji realizova dy këngë të reja, të shoqëruara edhe me videoklipe.
Të dy këngët kanë tematikë dashurie, kjo e fundit titullohet ‘Të kam pranë’, por nuk ka të bëjë asgjë me jetën time private, sepse unë nuk kam askënd pranë.
Thjeshtë është një këngë shumë e mirë që ka një tekst të bukur, të realizuar nga bashkëpunëtorët e mi të mëparshëm Chriss dhe Zap me të cilët jam shumë e kënaqur”,
Videoklipi sapo është lansuar në treg, Ryva paraqitet me një stil joshës dhe të veçantë. “Videoklipi është përgatitur nga produksioni “'Urban Graphics', kemi xhiruar në disa pjesë të Shqipërisë, si plazhi i Sarandës, Dhërmisë, ishullin Ksamil.
Videoklipi është verorë me ngjyra të mira që ka filluar të pëlqehet nga të gjithë. Sponor i këtij videoklipi është kompania “Apex”, thotë ajo. Ndërsa sa i përket pushimeve verore ato planifikon t’i bëjë në fund të këtij muaji.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:15 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added