|

limuzina e famshme në shitje

Një limuzinë Lincoln, e adaptuar në mënyrë speciale dhe me të cilën janë vozitur papa Pali II dhe astronauti Neil Armstrong, do të dalë në shitje dhe pritet të arrijë vlerën prej 350 mijë dollarëve.  
Me këtë limuzinë ka shetitut nëpër New York papa Pali II, por edhe astronautë amerikanë pas kthimit të tyre triumfal nga kozmosi.   
Limuzina është adaptuar më 1965, me kërkesën e Vatikanit, përfaqësuesit e të cilit kishin kërkuar pikërisht një model të tillë për shëtitje komode të papës nëpër New York. Adaptimi qe përfunduar për vetëm dy javë, ndërsa përmban shkallë të jashtme për dalje, mbajtës special për truproja, si dhe sistemin për ngritje të ulëses për Papën.  
Po këtë automjet Papa e kishte shfrytëzuar edhe tre vjet më vonë (1968), kur kishte vizituar Kolumbinë.   
Që prej asaj kohe limuzina ka shërbyer vetëm si automjet defilues me rastin e kremteve të rëndësishme për transportin e disa astronautëve amerikanë.  
Deri para pak kohësh, kjo limuzinë ishte në pronësi të një koleksionisti, por para ca kohësh arriti në pronësi të kompanisë për shitblerje Bonhams, e cila tahsti dëshiron ta shesë. Rupert Baner, një prej përfaqësuesve të kësaj kompanie, deklaroi:   
“Ky automjet zgjon nostalgjinë. Do të ketë individë, por edhe muze që do të bëjnë garë për ta bërë pronë të tyre”.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:35 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added