Lufta e Android, iPhone dhe Windows
Mbrojtja e ekosistemit të Android, ky ka qenë preteksti i Google pas blerjes miliardere të Motorola Mobility. Lëvizja e Google ka qenë një kundërpërgjigje ndaj gjyqeve të hapura nga Apple dhe Microsoft. Me fjalë të thjeshta, mbrojtja e ekosistemit përkthehet në blerjen e mbi 1700 patentave të Motorola dhe më tepër se 7500 në pritje aprovimi. Pra ndërtimi i një muri ligjor përreth Google të pa thyeshëm nga jashtë.
Tre lojtarët
Kohët e fundit nuk kanë munguar edhe lëvizje të tjera spektakolare: Bashkëpunimi i Nokia me Microsoft është një tjetër hap drejt rrugës që përshkojnë lojtarët e mëdhenj të tregut. Google-Motorola-Android, Microsoft-Windows Phone-Nokia dhe Apple-iOs-Mac janë tre kompani të kompletuara, të afta të prodhojnë ekosistemin e tyre operativ dhe hardware-in. Me disa diferenca të qarta: Android mbetet një sistem i lirë, kushdo mund të prodhoj aparate me sistemin e Google. Windows Phone është i ardhuri i fundit, versioni i fundit “Mango” përmirëson dhe korrigjon shumë defekte të sistemit, është një produkt i licensueshëm. Apple e mban sistemin e tij të mbyllur, por që është më i vlerësuari nga përdoruesit. Për këtë ka një cmim më të lartë. Pastaj kemi të katërtin, Rim, i linjës BlackBerry. Kompania kanadeze ka pak që ka rinovuar produktet e saj.
Sistemet në krahasim
Natyrisht që në fund është cështje preferencash personale. Kush zgjedh Android e bënë për fleksibilitetin e sistemit që lejon përdorime të bllokuara në të tjerët, në të njëjtën mënyrë kush zgjedh iOs nuk ka nevoja të përballohet me botën e Windwos. Përdoruesi i Microsoft do të gjej në Windows Phone ambientin mobil ideal për atë ekosistem. Por ka diferenca cilësore dhe sasiore, që prodhuesit e sistemeve kërkojnë ti kapërcejnë. Në versionet e tjera diferencat do të jenë edhe më të qarta se sot. Apple iOs 5 pritet të jetë platforma më e kompletuar. Problemi qëndron se është një sistem i mbyllur dhe nuk e lejon përdoruesin të modifikoj funksionimin. Kjo garanton stabilitet por nuk gëzon ata që duan të fusin duart në “motorin” e sistemit operativ.
Android
Platforma Google duket se është krijuar pikërisht për modifikim. Ka një përshtatje të përkryer dhe prodhuesit e modifikojnë në lidhje me hardware-in që përdorin. Në këtë pikëpamje, aparatet Google-Motorola që do të vinë do të sjellin një standard të ri në sistemet mobile. Lëvizja afron Google me Apple në ngjashmëri, por me ndryshimin e sistemit të hapur.
Windows Phone Mango
Microsoft dhe Nokia ndërkohë përgatiten për pushtimin me aparatet të bazuar në Windows Phone “Mango”. Mango është një ambient i bërë shumë mirë dhe mund të jetë një surprizë në treg, sidomos nëse aplikon cmime interesante. Integrimi me Office dhe katalogu i aplikacioneve e bëjnë platformën Microsoft një konkurrent të denjë të Apple dhe Android.