Miami GT, veturë shumë interesante
Kompania “DDR Motorsport” e përgatiti një projekt vërtetë interesant. Ndonëse emri sugjeron se “vjen” nga Gjermani Lindore, DDR do të jetë shkurtesa për Diego Designs Racing, që paraqet emrin e themeluesit dhe pronarit, Diego Grullóna. Edhe selia e kësaj kompanie është në Florida të ShBA-së. Kompania “DDR Motorsport” kështu e përgatiti një automobil interesant të emërtuar Miami GT.
Materiale të lehta konstruktuese
Koncepti i automobilit sportiv të rrugës është bërë duke shfrytëzuar materiale të lehta konstruktuese dhe atë sipas sistemit “bëje vet”. Kompania “DDR Motorsport” prodhon shasinë sportive, dhe elementet tjera të pezullimit dhe karrocerisë, dhe motorët, ndërsa blerësit i mbetet që këtë ta kompletojë sipas mundësive personale dhe afiniteteve.
Ajo që nuk mund të ndryshohet është koncepcioni i automobilit sportiv të rrugës me motorin e vendosur në mes, ndërsa përpunimet janë të hapura sipas dëshirës, dijes dhe aftësisë së blerësit. Në ndërtimin e pjesëve të automobilit shfrytëzohet xhami nga plastika, karboni, çeliku i lehtë dhe kevlari i cili përdoret edhe në bolidët e sotëm të Formula 1.
Motorikë “e trentë”
Për futjen në funksion të automobilit Miami GT kompania “DDR Motorsport” i ka vendosur motorët e mundësive të shumta, kështu këtu është motori 4.7 V8 nga Corvetta C5 me 350 KF, po ashtu këtu gjendet edhe motori 2.0-litra katërcilindërsh nga modeli Acura RSX apo Toyota MR2. Fuqia e këtyre dy motorëve më të vegjël sillet nga 210 deri 245 KF.
Duhet gjithsesi të përmendim se automobili Miami GT është i rëndë rreth 800 kilogramë. Çmimi i modelit fillestar sillet nga 14.000 euro e më lartë, por për këtë shumë mund të merret vetëm shasia “gjysmë e zhveshur”. Që automobili të mund të vozitet është e nevojshme të investohen edhe qarqet tjera së paku edhe dyfishë më shumë të këtilla.
Kush dëshiron të kursejë mundet nga kompania “DDR Motorsport” të porosisë makinën e kompletuar për një çmim rreth 34.640 euro, por me rastin e kësaj që nga porosi e deri te automobili i plotë duhet të pritet rreth 16 javë. Kush vendos të blejë automobilin Miami GT në pjesë duhet të llogarisë faktin se që nga momenti i pagesës duhet të pritet deri në 6-8 javë që të sillen të gjitha pjesët, ndërsa në garazhin e bërjes bashkë të automobilit duhet të bëhen edhe rreth 300 orë shtesë.