|

Dialogu,e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle ka deklaruar në Podgoricë se Gjermania nuk do të negociojë për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe sipas tij rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu, raporton RTK. Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Igor Lukshiq, ai tha se rruga drejt BE-së çon përmes demokracisë, reformave dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve. Me vizitën në Podgoricë Westerwelle ka nisur turneun nëpër vendet e Ballkanit gjatë së cilës të enjten do të vizitojë edhe Kosovën. 

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:29 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added