Nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe
Nga data 15 e deri më 27 gusht, në Prishtinë do të mbahet Seminari i 30-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Një numër i konsiderueshëm i studiuesve nga vende të ndryshme pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përkatësisht në kurse e seminare në fushën e albanologjisë.
Irena Sawicka, Andrei Sobolev, Agostino Giordano, Chen Fenghu, Katarzyna Taczynska, Isabela Dabrowa e Zhai Hualiue janë vetëm disa nga shumë emrat e njohur të albanologjisë nëpër gjithë botën, që do të ligjërojnë dhe referojnë për tema të ndryshme. Albanologët vijnë nga Polonia, Rusia, Italia, Kina, Turqia, Greqia, Amerika, Gjermania, Japonia, Austria e vende të tjera.
Blerta Ismaili, sekretare profesionale e seminarit, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë këtyre ditëve do të mbahen tyeza, referime dhe sesione shkencore, ku një nga temat do të jetë edhe “Gramatika e gjuhës shqipe në tekstet shkencore”.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar më 1974 dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme për studimin e letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe ndërkombëtarizimin e saj.