|

Pirja e gjirit zvogëlon rrezikun për astmë

Me anë të gjidhënies mund të parandalojmë zhvillimin e astmës në fëmijërinë e hershme.
Fëmijët të cilët asnjëherë nuk kanë pirë gji janë më të rrezikuar që të zhvillojnë simptoma që vijnë si pasojë e ngushtimit të bronkeve- gjegjësisht frymëmarrje të shkurtë, kollë të thatë dhe frymëmarrje të vështirësuar- në katër vitet e para të jetës së tyre, në krahasim me fëmijët të cilët kanë pirë gji më shumë se gjashtë muaj pas lindjes.
Derisa studimet e mëparshme kanë treguar lidhshmëri të ngjashme mes pirjes së gjirit dhe astmës, ky studim është i pari që e vërteton lidhshmërinë në mes të kohëzgjatjes së pirjes dhe shpeshtësisë dhe seriozitetit të simptomave të astmës.
Po ashtu, është treguar se simptomat e para do të paraqiten në fëmijërinë e hershme nëse fëmija ka pirë gji një kohë të shkurtë ose nuk ka pirë aspak.
Lidhshmëria mes astmës dhe pirjes gji, përmes këtij studimi, është treguar pavarësisht ekzistimit të infeksioneve ose gjendjeve atipike.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:29 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added