Qeveria përcakton “çmimin” e garës presidenciale
Qeveria e Kosovës në planifikimet për shpenzimet buxhetore për vitin e ardhshëm ka paraparë shumën, e cila do të dedikohet për mbajtjen e zgjedhjeve të para presidenciale në vend, derisa shuma maksimale e ndarë për organizimin e këtyre zgjedhjeve nuk pritet të kalojë 7 milionë euro. Këto të dhëna Qeveria i ka paraqitur në dokumentin nëpërmjet të cilin janë vënë kufizime të “forta” ndaj institucioneve që financohen nga buxheti për shkurtime të vazhdueshme të shpenzimeve financiare.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve është kusht i marrëveshjes së lidhur në pranverë ndërmjet kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, atij të LDK-së, Isa Mustafa, dhe kreut të AKR-së, Behxhet Pacolli, me ndërmjetësim nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christofer Dell. Marrëveshja parashihte mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në dhjetë muajt e parë të vitit 2012, ndërsa mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe atyre lokale në vitin 2013. Liderët e këtyre tri subjekteve politike janë pajtuar që t’i formojnë komisionet përkatëse parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës dhe një reforme përmbajtjesore në sistemin zgjedhor në vend.
Financimin e zgjedhjeve presidenciale Qeveria e vendit e sheh si prioritet të ri për vitin që vjen, pasi që nuk ishte planifikuar në ndonjërën nga kornizat afatmesme të shpenzimeve, në bazë të së cilës, sipas deklarimeve qeveritare, është nxjerrë edhe qarkorja e dytë me kufijtë e shpenzimeve financiare. Kjo qarkore e hartuar nga Ministria e Financave nuk lejon që me buxhetin e vitit të ardhshëm të ndahen më shumë se 6 milionë e 647 mijë euro për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për president të shtetit. Këto kufizime janë vënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së re ndërmjet Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Qeveria ka vënë kufirin prej 9 milionë 966 mijë eurosh, si vlerë e përgjithshme e shpenzimeve të lejuara për vitin 2012. Nga këto mjete, përveç financimit të zgjedhjeve presidenciale, do të ndahen edhe 2 milionë e 456 mijë euro, si mbështetje për partitë politike. Për Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave, me buxhetin e vitit të ardhshëm Qeveria me anë të një linje të veçantë financiare ka paraparë të ndahen 253 mijë euro.
Zyrtarë të lartë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë qenë të pakontaktuar këtë vikend. Kompletimi i procesit për zgjedhjet parlamentare të nisur në dhjetor të vitit 2010, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati shpenzuar 4 milionë e 568 mijë euro. Për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fund të vitit 2010, Qeveria ia pati ndarë KQZ-së mbi 6 milionë e 692 mijë euro. Përsëritja e zgjedhjeve pati imponuar ndarjet shtesë të mjeteve në vlerë prej 828 mijë eurove, derisa vlera e përgjithshme e ndarjeve buxhetore për zgjedhjet e mbajtura së fundi pati kaluar në 7 milionë e 520 mijë euro.
Përcaktimi i mjeteve financiare për shpenzimet në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale për vitin 2012, është parë si hap i ngutshëm nga pjesëtarët e kabinetit që deri më tani kanë shfaqur interesimin për këtë post.
Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Behgjet Pacolli, i është dukur ende herët që të japë përgjigjenëse do të kandidohet për president të shtetit.
As presidentja e tanishme e Republikës nuk është shprehur e gatshme nëse do t’i hyjë garës për të mbajtur për katër vjetët e ardhshëm të njëjtin post.
Zëdhënësi i Zyrës së Presidencës, Arbër Vllahiu, ka thënë për gazetën se në momentin e duhur presidentja e tanishme e vendit, Atifete Jahjaga, do të marrë qëndrimin përkatës.
Sipas tij, në këtë proces një ndikim të caktuar do ta kenë edhe ndryshimet kushtetuese dhe reforma e sistemit zgjedhor.