Renault Twingo i ri
Marka franceze Renault kishte planifikuar ta mbajë në fshehtësi vogëlushin e saj deri te panairi i veturave në shtator në Frankfurt, por si zakonisht, edhe këtë herë interneti ishte më i shpejtë. Sipas paralajmërimeve nga Renault, Twingo i ri nuk është vetëm një risi dosido, por njëherit paralajmëron gjuhë të re të dizajnit për modelet e ardhshme të këtij prodhuesi francez. Njëherit, stili i pjesës së përparme, i është përkulur gjeneratës së parë të këtij vogëlushi praktik, i cili kishte pushtuar shumë adhurues në mbarë Evropën. Twingo i ri edhe më tutje do të prodhohet vetëm në Slloveni, ndërsa informatat tjera priten së shpejti.