|

Ronaldinho ëndërron rikthimin në kombëtare

Ish fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho shpreson që me paraqitjet e tij të mira në Flamengo do të ringjallë karrierën e tij me pesë herë kampionin e botës, Brazilin.
“Objektivi im është të luaj mirë me Flamengon dhe nëse trajneri ka nevojë për mua, do të jem gati”, tha Ronaldinho i cili u rikthye në vendlindje në janar 2011, pas dy vite e gjysmë me gjigantin italian Milan.
Pas mungesës në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut, ku selektori i atëhershëm Dunga e la jashtë ekipin prej 23 futbollistëve, Ronaldinho beson se ai ende mund t’i kontribuojë në skuadrën e Mano Menezes për Botërorin 2013, ku Brazili është nikoqir.
Menezes, i cili zëvendësoi Dungan pas garës së vitit 2010, ftoi Ronaldinhon për një miqësore kundër Argjentinës në Doha në nëntor të kaluar, por prej atëherë ai nuk ka qenë anëtar i Saleçaos në disa miqësore dhe Copa America muajin e kaluar. Por, pas het-trikut për Flamengon në fitoren 5-4 ndaj rivalit Santos muajin e kaluar, 31 vjeçari Ronaldinho shpreson që Menezes të merr shënime. 
“Është diçka që kam ëndërruar (rikthimi në Kombëtaren braziliane). Fizikisht jam në top-formë. Prej tani deri te Kampionati botëror mund të ndodhë shumëçka, por besoj se mund të jap kontribut pozitiv në ekipin kombëtar”, përfundoi ai. Ndeshja e ardhshme e Brazilit është një miqësore kundër Gjermanisë në Stuttgart më 10 gusht.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:18 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added