|

Shtatzënat në punë

Si Duhet të punoni gjatë shtatzënisë, si duhet të lëvizni në zyrë? A ndikon shtatzënia në përfundimin e punës apo karrierës suaj? Ky është fati, apo zgjedhja juaj?
Tashmë e keni ndarë lajmin e shtatzënisë suaj me shefin dhe kolegët e punës. Tani prisni fëmijën. Kjo pritje dhe padurim do të vazhdojë për 9 muaj. Mënyra e pritjes dhe përcaktimi i standardeve të pritjes gjatë shtatzënisë është një zgjedhje e juaja.
Ju mund të prisni fëmijën duke pushuar në shtëpi ose duke punuar dhe e prezantuar fëmijën me ambientin e punës. P.sh. mund të flisni me drejtorin dhe t’i kërkoni një ndryshim të përkohshëm në vendin e punës.
Bazuar në ligj, nëna mund të marrë lejen e lindjes tetë javë para dhe të qëndrojë në shtëpi deri në 16 javë pas lindjes. Por nënat në gjendje të mirë shëndetësore mund të vazhdojnë të punojnë deri në 3 javë para lindjes, sigurisht, pa nënvlerësuar përparësitë.
Prioriteti kryesor gjatë këtij procesi është shëndeti i fëmijës. Nëse jeni një nënë e cila përpiqeni të ekuilibrojë shtatzëninë dhe punën, pikë së pari duhet të kontrolloni shëndetin tuaj trupor me anë të një ushqyerjeje të rregullt dhe ushtrimeve fizike. Qëndroni sa më larg stresit dhe mbroni shëndetin tuaj psikologjik.
Ja disa këshilla që duhen zbatuar për të vazhduar punën në mënyrë të shëndetshme gjatë shtatzënisë:
- Nëse punoni para kompjuterit, duhet të bëni pushime të shkurtra. Ngrihuni dhe merrni frymë thellë, ecni pak;
- Kur jeni ulur në karrige, lëvizni dhe ushtroni pak duart e këmbët. Mos ngrini pesha të rënda!;
- Nëse ju duhet të përkuleni, atëherë përkuluni ngadalë dhe pa sforcuar belin dhe kurrizin;
- Kontrolloni lartësinë e karriges dhe fiksojeni në mënyrë që këmbët të mbështeten në tokë. Nëse është e mundur vendosni një stol të vogël ose karrige për të mbështetur këmbët;
- Pushoni herë pas herë nëse qëndroni shumë në këmbë;
- Mos harroni vaktet e ngrënies, sido që të jenë punët;
- Mbani pranë vetes një shishe uji;
- Qëndroni larg tymit të cigares dhe lëndëve kimike;
- Përpiquni të shkoni në tualet një herë në dy orë;
- Mos e ngarkoni shumë veten. Nëse ndjeheni të lodhura dhe keni kaluar një ditë të lodhshme pune, shkoni më herët në shtëpi.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:52 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added