|

15 minuta aktivitet fizik në ditë na shton jetën

Vetëm 15 minuta aktivitetet fizik në ditë do të na shtonte jeten me tre vjet dhe do te reduktonte rrezikun e vdekjes me 14 përqind.
Studiuesit në Tajvan, përmes një artikulli të publikuar në revistën “The Lanset” sugjerojnë se ky është minimumi i aktivitit fizik qe duhet te bejne te rriturit për të qene të shendetshem e në formë.
Studimi u mbeshtet në vezhgimin e 400 mije njerezve në Tajvan që bënin ecje te shpejte për 15 minuta në dite, apo 90 minuta ne jave. Ekspertet e Institutit te Kerkimeve mbi Shendetit dhe Universitetit te Mjekesise ne Kine pranojne se cdo shtese prej 15 minutash mbi kete minimum do te ishte shume herë me e dobishme.
Ndersa nje studim britanik tregon se nje stili jete-divani dhe gjashte ore perpara televizorit ulin jetegjatesine me pese vite. Ekspertet britanik keshillojne per 30 minuta ushtrim fizik cdo dite apo 150 minuta ne pese dite.
Gjithësesi keshilla per te nisur, qofte edhe me 15 minuta ecjen eshte nje fillim i mire qe shihet si nxites per te ndryshuar stilin sedentar te jetes, duke ndihmuar shendetin.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:37 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added