|

Wenger: E shitëm lirë Fabregasin

Arsene Wenger insiston se Cesc Fabregas u shit lirë në Barcelonë. Menaxheri i Arsenalit thotë se po ta vendoste në shitje mesfushorin spanjoll, për të do të paguanin shumë më tepër ekipet e interesuara si Real Madrid, Chelsea e Manchester City.
arcelona e ka blerë lirë Cesc Fabregasin. Kështu thotë menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili më në fund u dorëzua për mesfushorin spanjoll. Sipas trajnerit francez, përfaqësuesi spanjoll nuk dëshironte të shkonte diku tjetër, ku ‘Topçinjtë’ do të mund të përfitonin më shumë nga shitja e tij.
Kontrata pesëvjeçare, e cila e lidh Fabregasin me Barçën, siç njoftoi të hënën zëvendëspresidenti Blaugrana, Josep Maria Bartomeu, parasheh një dëmshpërblim prej 29 milionë eurosh.
Arsenali do t’i përfitojë edhe 6 të tjera prej bonuseve, nëse skuadra katalunase fiton dy tituj në La Liga dhe një Ligë të Kampionëve me Fabregasin në ekip. Nga një milion euro shtesë do t’i paguhet Arsenalit çdo vit nga paga e futbollistit.
Në përgjithësi, Arsenali përfitoi rreth 40 milionë eurove nga shitja e kapitenit. Sipas shtypit britanik, 24-vjeçari kërkohej edhe nga Real Madridi, Chelsea e Manchester City, të cilat kishin ofruar 56 milionë euro. Mirëpo, në fund vendosi dëshira e madhe e lojtarit, për t’u kthyer në klubin katalunas.
“E kemi shitur Fabregasin për një shumë të ulët. Nëse do të shitej në një klub tjetër, do të fitonim shumë më tepër”, ka thënë Wenger në konferencë për shtyp, në qendrën sportive të ‘Gunners’.
“Nëse Cesc do të ishte në shitje, do të mund të shkonte në njërin nga Real Madridi, Chelsea e Manchester City, që sigurisht do të paguanin shumë më tepër, por ai dëshironte të shkonte vetëm në Barcelonë”, shtoi ai.
Natyrisht, po të pyetej Wengeri, nuk do ta shiste as për 50, e as për 60 milionë euro kapitenin e tij. “Do të preferoja ta shihja në fanellën e Arsenalit, por kjo është pjesë e jetës. Kishim raste në të kaluarën kur ishin larguar edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj”, shtoi ai.
Wenger shtoi se do ta bëjë të pamundurën që ta ndalë në ekip të paktën Samir Nasrin, i cili megjithatë flitet se mund t’i bashkohet shumë shpejt Manchester Cityt. Andaj, trajnerit francez i duhet t’i kërkojë me nxitim zëvendësuesit e dy mesfushorëve kryesorë, pa të cilët do të mbetet për sezonin e ardhshëm.
Fabregas kaloi 8 vjet në Londër, duke zhvilluar 303 ndeshje dhe duke realizuar 57 gola. Si 16 vjeç, për klubin londinez ishte lojtari dhe shënuesi më i ri i skuadrës së parë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:39 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added