Ambasadori serb në Gjermani nuk përjashton njohjen e Kosovës
“Serbia do të bëjë ç’të mundet që Kosova të mos jetë kusht zyrtar për avancim drejt BE-së”, ka thëne ambasadori serb në Gjermani Ivo Viskoviq.
Në vazhdim, ai duke folur për gazetën “Blic” ka thënë se aktualisht për Serbinë është e pamundur të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se çështja e njohjes së Kosovës nuk është vetëm çështje e krenarisë apo e drejtësisë, por është edhe çështje e fatit të njerëzve që jetojnë në Kosovë.
Në pyetjen nëse kjo do të thotë se Beogradi mund ta njohë Kosovën, po qe se serbët mbrohen më mirë, ambasadori serb në Gjermani nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.
“Tani nuk mund ta them këtë. Para se kjo të jetë e mundur, duhet të zgjidhen shumë probleme. E pastaj, një ditë jo në të ardhmen aq të afërt, dikush në Serbi do të mund të thotë: Tani mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Viskoviq.