Funksionalizimi i gjykatave në veri nuk varet vetëm nga EULEX-i
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës e kanë pranuar se forcimi i rendit dhe i ligjit në veri të vendit nuk mund të bëhet pa u realizuar tri objektiva. “E para ka të bëjë me kontrollin e pikave doganore çfarë kemi filluar ta bëjmë; pjesa e dytë ka të bëjë me forcimin e zinxhirit komandues në Policinë e Kosovës; dhe e treta ka të bëjë me funksionimin e gjykatave dhe të prokurorive”, ka thënë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, të premten.
Ai ka paralajmëruar se objektivi i fundit do të arrihet vetëm me aktivitete të koordinuara me ndërkombëtarët, me qëllim të evitimit të rrezikut për personelin që angazhohet në ndarjen e drejtësisë në atë zonë.
“Gjithmonë do të jemi të kujdesshëm për sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të prokurorëve tanë”, është shprehur Kuçi, që njëherësh është edhe ministër i Drejtësisë. Misioni evropian për sundim të rendit dhe të ligjit në Kosovë është treguar i gatshëm që ta mbështesë Qeverinë në përmbushjen e synimit për funksionalizim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, por njëkohësisht ka rikujtuar se lëvizja përpara në këtë çështje nuk varet vetëm prej tij.
“EULEX-i gjithmonë e ka mbështetur funksionimin e plotë të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por lëvizja përpara në këtë çështje nuk varet vetëm nga EULEX-i”, ka thënë zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.
EULEX-i, sipas tij, i nxit të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të punojnë drejt gjetjes së një zgjidhjeje pragmatike, në mënyrë që sa më shpejt që të jetë e mundur prokurorët dhe gjykatësit vendorë të kthehen në vendet e tyre të punës.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, para dy ditësh ka shfaqur shenja optimizmi se gjykatat në veri do të funksionalizohen shpejt.
“Problemi i dy pikave kufitare ka shkaktuar një angazhim më të madh institucional, mirëpo ne po shpresojmë që së shpejti do të bëhet edhe funksionalizimi i gjykatës në Mitrovicë”, ka thënë ai.
Peci ka bërë të ditur se objekti i kësaj gjykate, i cili ka qenë në renovim, tash i plotëson nevojat për punë normale të gjykatësve dhe të personalit tjetër teknik. Ai ka kërkuar që edhe objekti i gjykatës në Zubin Potok të përdoret për ndarje të drejtësisë e jo për shërbime shëndetësore, ashtu siç është duke u përdorur tash e pesë muaj me “vendim” të strukturave paralele serbe.