Aplikacioni që mundëson vjedhjen e llogarive në Facebook
Disa rrjetet shoqërore i shfrytëzojnë kryesisht për komunikimin me kolegët dhe miqtë dhe për ta rreziku nuk ekziston. Nëse dikush ua “hakerat” llogarinë, nuk do të ndodhë asgjë e tmerrshme.
Disa tjerë, bie fjala në “Facebook” ekspozojnë gjërat e tyre private, në mesin e të cilave edhe ato më intimet. Pikërisht për këto ekzistojnë hakerët, ata që dëshirojnë të futen në privatësinë e dikujt, shpesh vetëm për argëtim.
Aplikacioni “FaceNiff” për sistemin operativ Android mundëson shumë thjesht futjen në llogarinë e huaj, bie fjala në “Facebook”, pa dije të tepruar të atyre që e shfrytëzojnë këtë. E tëra që është e nevojshme është që “hakeri” dhe “viktima” të jenë në Wi-Fi rrjetin e njëjtë.
I thjeshtë për përdorim
“FaceNiff” punon në paletën e gjerë të pajisjeve, ndërsa këta janë disa nga më të njohurit: HTC Desire - CM7/MIUI/LeeDroid3, Samsung Galaxy S - Stock/Darky/CM7, Samsung Galaxy Tab - Stock, LG Optimus 3D - Stock, Nexus S - CM7.
Gjithsejtë janë tridhjetë. Ky aplikacion është dëshmuar se lehtë futet në “Amazon”, “Facebook”, “Twitter”, “YouTube” dhe shërbimin “Nasza-Klasa” (kloni polak i Facebook-ut), ndërsa autori i “FaceNiff-it” paralajmëron futjen edhe në shumë shërbime tjera.
Aplikacioni është shumë i thjeshtë për përdorim, por për përdorimin e tij megjithatë është e nevojshme pak dije dhe përvojë e caktuar. Pra, nuk do të mund bash secili që të vjedh llogarinë në “Facebook” nëpërmjet “FaceNiff-it”.
Me një klik futet në profil
Aplikacioni nuk mund të futet vetvetiu në llogarinë e përdoruesit në “Facebook”. Ai pret që përdoruesi të qaset vet, dhe pastaj i vjedh të dhënat dhe shifrat e sigurisë (login ID).
Pas kësaj, “hajni” me vetëm një klik futet në profilin tuaj në “Facebook” dhe me këtë mund t’ua vjedh llogarinë, t’u ndryshojë të dhënat dhe gjëra tjera. Mënyrë më e thjeshtë e mbrojtjes nga “FaceNiff” është që Wi-Fi-n tuaj mos ta ndani me “hakerin”.
Nëse jeni të qasur në rrjetin e caktuar publik shfrytëzoni protokollin https:// në vend të http://. Pra në vend të http://www.facebook.com, shënoni https://www.facebook.com.