|

Motorola Defy+ më qëndrueshme

Motorola Mobility, tani pronë e Google, ka prezantuar telefonin e ri të mençur Android për përdoruesit që kanë stil dinamik të jetës. Bëhet fjalë për modelin Defy+, i cili sikurse paraardhësi i tij, ofron harduer të mirë në shtëpizë elegante.
Motorola Defy+ është rezistues ndaj ujit, pluhurit dhe gërvishtjeve (përmbush specifikën IP67), ndërsa ekranin e ka të mbrojtur me Gorilla Glass. Përveç qëndrueshmërisë të jashtme, kjo pajisje ka edhe bazë solide të harduerit, të cilin e përbëjnë procesori OMAP 3620 me takt pune 1 GHz, ekrani 3.7-inç me rezolucion 854 x 480 piksel dhe kamera 5 MP.
Flash memorien e integruar prej 2GB, mund ta zgjeroni përmes kartelave microSD deri në 32 GB, ndërsa bateria e qëndrueshme prej 1.700 mAh, premton bisedë deri në 7 orë dhe 16 ditë në gjendje të qetë. Motorola Defy+ në shitje del në fund të vitit, derisa çmimi ende nuk dihet.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:10 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added