Autonimia në veri rrit kërkesat e shqiptarëve
Nëse realizohet autonomi substanciale në Veri të Kosovës, do të rriten edhe kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Analistët vlerësojnë se çfarëdolloj ndryshimi që të ndodh në veri të Kosovës do të rrisë aspiratat e shqiptarëve.
“Çfarëdolloj ndryshimi që të ketë në veri të Kosovës, qoftë në formë të ndonjë autonomie substanciale apo territoriale padyshim që do të rrisë aspiratat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm të shqiptarëve të Maqedonisë, por të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve territorial të Shqipërisë dhe Kosovës, si në Maqedoninë perëndimore, Presheve e Bojanovc, shqiptarët e Malit të Zi.
Autonomia substanciale mund të ketë implikime edhe në rajonet e tjera ku jetojnë bashkësi etnike që nuk i përkasin etnitetit shumicë, ndërsa Ballkani është i njohur për përzierje dhe heterogjenitet etnik”, thotë për “Lajm”, analisti Naser Zyberi. Ai sqaron se edhe në prononcimet e para të kryetarit të BDI-së, që është pjesë e Qeverisë flitet në këtë frymë, se trazirat në Kosovë dhe idetë eventuale për të krijuar diçka atje padyshim se që do të reflektohen në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa analisti Albert Musliu thotë se kërkesat e shqiptarëve mund të rriten, por në një afat të zgjatur.
“Duke parë brumin e politikanëve këtu tek ne, mund të rriten kërkesat e shqiptarëve por me një afat të zgjatur, pasi nëse zgjidhjet juridike merreshin si katalizator për rritjen e kërkesave të shqiptarëve, ato do të ishin reflektuar edhe tek zgjedhjet e tjera si për shembull për përdorimin e gjuhës dhe simboleve. Nëse ka ndonjë pakicë në Ballkan që ka më shumë të drejta ato janë serbët në Kosovë, janë më pak se 10-të për qind dhe kanë gjuhë zyrtare”, thotë Musliu, duke shtuar se në politikë çdo shembull mund të përdoret si argument.
Ai thotë se edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoni mund ta përdorin këtë si argument. “Patjetër duhet që politikanët shqiptarë të rrisin kërkesat, por sa do ta bëjnë ajo varet prej tyre dhe është përgjegjësi e tyre”, thotë Musliu.