Hakerat Anonymous i shpallin luftë Facebook-ut?
Grupi i hakerave Anonymous ka drejtuar sytë tek Facebook-u për pretendimet e shkeljes së sigurisë në shkallë të lartë dhe “shitjen” e disa të dhënave të individëve te agjencitë qeveritare.
Hakerat thanë të martën se ata do t′i bëjnë një nder 750 milion përdoruesve të Facebook-ut duke e “vrarë” faqen e rrjetit social. Madje ata kanë vendosur edhe një datë – 5 nëntor.
Facebook akoma nuk i është përgjigjur pretendimeve të hakerave, lufta e të cilëve ndaj agjencive qeveritare dhe disa prej korporatave më të mëdha në botë ka hyrë në një fazë vendimtare.
Nuk ka pasur konfirmime nëse mesazhi i postuar në emër të Anonymous është i vërtetë apo i rremë – apo nëse ky veprim është vendim kolektiv.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 3:12 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response