|

Në veri të Kosovës, situata e sigurisë është e qetë

Autoritetet e rendit në Mitrovicë, thonë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll të forcave të sigurisë, por siç kanë thënë ata me tensione.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë, se situata është e qetë.
Ai ka thënë po ashtu se nuk është raportuar për ndonjë incident edhe pse rrugët që qojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare, vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Hoti, ka deklaruar po ashtu se KFOR-i, vazhdon të qëndrojë në vendkalimin kufitar në Jarinë dhe Bërnjak dhe ka shtuar se doganier kosovar, nuk ka në asnjërën nga vendkalimet kufitare në kufij me Serbinë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:16 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added