|

Kompjuterët personalë po dalin jashtë mode

Sipas Kryeshefit Teknologjik për IBM në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, Mark Dean, kompjuterët personalë janë “duke shkuar rrugës së tubit të vakumit, makinave të shkrimit, inçizimeve vinyl, poçave CRT dhe inkandashentë.”
Shkruaja në një postim në blog në përvjetorin e 30-të të kompjuterit të parë personal të IBM, Dean flet se si ai ndihmoi në dizajnimin e kompjuterit të parë personal. “Unë nuk mendoj që do të jetoj aq gjatë që të dëshmoj rënien e tij”, por thotë që PC-të janë “jo më në fazën udhëheqëse të informatikës”.
Kjo rënie, sipas Dean, nuk është për shkak të ndonjë pajisje tjetër, por nga roli i ri i kompjuterëve që janë duke u përdorur nga përdoruesit. Dean shkruan që “nisma ndriçon jo në pajisje, por në hapësirën sociale në mes të tyre, ku njerëzit dhe idetë takohen dhe lidhen. Dihet që informatika mund të ketë ndikimin më të fuqishëm në ekonomi, shoqëri dhe jetërat e njerëzve.”
IBM filloi me modelin e kompjuterit 5150 më 12 gusht 1981. Suksesi i 5150 dhe kompjuterëve të ardhshëm të IBM ndihmoi në zhvillimin harduerik të edhe ndërmarrjeve të tjera që kishin të bënin me sistemet kompjuterikë të IBM-it. Ju mund të lexoni më tepër se çfarë ka thënë Mark Dean për historinë dhe të ardhmen e mundshme të kompjuterëve personalë duke klikuar këtu.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:31 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added