Të shërohesh me anë të ushqimeve
Mbajtja në kontroll e kolesterolit të keq, pesha e tepërt dhe eliminimi i celulitit mund të bëhet edhe kur jemi të ulur në tryezë?
Më poshtë janë renditur disa ushqime që mund ti marrim vetëm apo duke i kombinuar e që na ndihmojnë të ndjehemi mirë dhe të qëndrojmë në formë.
Ananasi. Lehtëson tretjen e proteinave falë enzimës, bromelina. Është gjithashtu i pasur në fibra të cilat japin një ndjenjë ngopjeje, kështu që këshillohet të hahet para vakteve. Ai përmban 40 kilokalori për 100g dhe është një mjet i dobishëm për të kontrolluar veten në tryezë. Tuli i tij përmban vitamina, sidomos vitaminat A dhe C, acidin folik, kaliumin, kalciumin, fosforin, natriumin, hekurin dhe është një aleat i vlefshëm kundër celulitit, pasi stimulon urinimin duke ndihmuar në zvogëlimin e dhjamit.
Kajsia. Është një frut i ëmbël, ka pak kalori (28 kcal/100g). Ndikon në bilancin e energjisë. Kur konsumohet në shurup përmban (89 kilokalori/100g), ndërsa e thatë përmban 130 kilokalori për 100g. Kajsia është një frut që ofron sasi të mëdha të beta-karotenës dhe është gjithashtu një burim i vitaminave B1, B2, B3, B6, C, E, fosforit, kaliumit, magnezit, kalciumit, acidit folik . Nëse hahet e freskët dhe larg vakteve lufton celulitin dhe ndjesinë e fryrjes.
Banania. Me 66kcal për 100g është një frut i pasur me minerale, veçanërisht kalium, 350mg/100g, por edhe me hekur, fosfor, magnez, squfur, kalcium, vitaminat A dhe C, tripofanin (amino acid që transformohet në seroton ), serotonin. Pikërisht, për praninë e këtij hormoni është e njohur për rregullimin e humorit dhe ritmit gjumë –zgjim. Gjithashtu është një aleat i madh kundër stresit.
Ushqimet e kombinuara
Domatja me vaj ulliri ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit në gjak përmes kombinimit të likopenës (që gjendet te domatja, shalqiri, geifruti, trëndafili) dhe vitaminës E (në drithërat dhe vajin e ullirit).
Brokoli me kërpudha. Është një kombinim perfekt i ushqimeve kundër kolesterolit dhe sëmundjeve degjenerative: për shkak të pranisë së sulforanos (që gjendet brokoli) dhe selenio (që gjendet te kërpudhat, frutat, dridhurat integralë).
Hudhra. Nëse hahet e papërpunuar, hudhëra stabilizon sheqerin në gjak dhe ndihmon metabolizmin tuaj, duke reduktuar thithjen e yndyrës. Përmban vaj esencial, vitamina A, B1, B2, B6, B12, C, D, H, aminoacide, enzima, allicinën (e cila ka veti antibakteriale), selenin dhe germaniumin, i cili forcon sistemin imunitar. Hudhra është një aleat i shëndetit.
Është e rëndësishme të dini vlerat ushqyese të produkteve që vendosni në tryezë dhe që i bëjnë mirë trupit duke ditur se ushqimi mund të jetë një kurë e mirë ndaj sëmundjeve.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 4:29 e paradites. Filed under
Shendetsi.
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response