|

Konfirmim zyrtar për Ford Focus RS

Nga Ford-i zyrtarisht konfirmuan se brezi i ri i Ford RS, do të del në treg nga fundi i vitit 2013.
Shefi i Ford-it për modele kompakte, Gunnar Hermann, tha se brezi i tretë i modelit sportive do të ketë fuqi më të madhe se 305 KF.
“Ne mbetemi në strategjinë tonë, me fuqi në dy rrotat e para” u shpreh Herman, dhe me këtë gjë ai i mohoi zërat për versionin e mundshëm 4X4. Megjithatë, ai shtoi se fuqia më e madhe tek RS është e justifikuar. “Tani me serinë speciale RS500 arritëm deri tek 350 KF, ndërsa tek disa prototipa të ndara provojmë edhe 380KF.
Që të mundet RS i ardhshëm me aq fuqi të madhe të gjindet mirë në sipërfaqe, do të ndihmojë edhe mbështetja e vecantë “Revoknuckle” nga Ford-i. mbështetja e re punon bashkë me diferencialen “Quaife”. Ford Focus-i i ri RS do të jetë me një version special me 2,0 Litra “EcoBoost”, e cila montohet tek Ford Focus ST. Përderisa tek ST fuqia e propozuar është 250KF, tek RS pritet të jetë rreth 350KF.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:56 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added