|

Deputetët ndërprejnë pushimin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mori vendim që t’i kthej nga pushimi deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ky organ, edhe pse më vetëm tre anëtarë prezent, vendosi që me datë 23 dhe 29 gusht të mbahen dy seanca të rregullta, raporton Telegrafi.
Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë tha se ka qenë pëlqimi i të gjitha grupeve parlamentare që të shkohet në pushim, por të ndërpriten ato nëse kjo gjë kërkohet.
Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ligjet nuk po procedohen në Kuvend për shkak të pushimit të deputetëve, Haliti tha se një gjë e tillë nuk është problem i madh, pasi ligjvënësit e sakrifikojnë pushimin kur diçka është urgjente.
Por, a duhet të shkohet në pushime, në një kohë kur Kosova u përball me një situatë në veriun e vendit?
Haliti tha se Kuvendi ka nxjerrë një rezolutë që ka mbështetë aksionet e Qeverisë, prandaj si organ legjislativ, parlamenti nuk ka kompetencë që të urdhëroj veprime për çfarëdo aktiviteti që ndërmerret.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:01 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added