Makina prej porcelani
Veyron Grand Sport “L’Or Blanc” është automjeti i parë në botë që përdor porcelanin për dekorimin e shasisë dhe të pjesëve të brendshme. Për këtë arsye kjo makinë Bugatti është emërtuar Floriri i Bardhë (L’Or Blanc). Siç mund të shihet nga fotot, ka një dizenjo shumë të veçantë. Kjo makinë ka 1 mijë kuaj fuqi të cilat transmetohen në katër rrotat e saj nëpërmjet kambios automatike dhe me Bugatti Veyron Grand Sport “L’Or Blanc” mund të arrihet shpejtësia e 400km/h.Makina ka dalë në shitje dhe kushton 1 milion e 650 mijë euro.