|

Sa meshkuj mund të kesh në jetë?

Sipas një studio kërkimore, një mashkull i moshës 40 vjeçare ka bërë seks me rreth 32 femra, por për një femër të së njëjtës moshë numri shkon maksimalisht në 9 meshkuj.
Sa dashuri janë në një jetë? Është një numër maksimal. Disa kohë më parë një psikologe ka thënë se çdo dekadë ka një dashuri të madhe, ndërsa të tjerat janë thjeshtë kaluese, të harrueshme. Dashuri që vyshken me kalimin e viteve dhe janë pikërisht kushtet dhe rrethanat ato që nganjëherë shuajnë kujtimet për një person. Por kjo nuk do të thotë që për të gjithë të jetë pikërisht kështu, si një ekuacion matematikor. Historitë e shkurtra pranohen, por dashuritë e mëdha janë shumë më të pakta, për vet faktin se cilësohen më të mëdhatë në jetë. Pra pyetja duhet të shtrohet ndryshe, a ka një numër të konsiderueshëm të njerëzve, që i duam në jetën tonë?! Ekziston ende një ndryshim mes meshkujve dhe femrave: nëse ai luan rolin e gjahtarit kurse ajo rolin e të bukurës apo e ‘bukura dhe bisha’. Sipas një studio kërkimore, një mashkull i moshës 40 vjeçare ka bërë seks me rreth 32 femra, por për një femër të së njëjtës moshë numri shkon maksimalisht në 9 meshkuj. Në fakt është një temë, që zë një vend shumë të rëndësishëm në vitete e fundit, madje më shumë se të tjerat, sepse është shumë e lehtë për të folur për të tjerët duke harruar vetveten. Aktiviteti seksual, të paktën ai, që deklarohet fillon shumë herët. Shumë prej njerëzve e kanë eksperiencën e parë diku nga mosha 14 vjeçare. Sipas një studio kërkimore, një mashkull i moshës 40 vjeçare ka bërë seks me rreth 32 femra, por për një femër e së njëjtës moshë, numri shkon maksimalisht në 9 meshkuj. Një kërkim i prezantuar vitin e shkuar në Kongresin e Gjinekologjisë, ishte se në një kampion prej 9600 femrash evropiane, mes moshës 16 deri në 49 vjeç, kishin një mesatare prej 10 meshkujsh në jetën e tyre. Kjo do të thotë në aspektin mashkullor, se një nga këto femra duhet të konsiderohen të “virgjëra” në krahasim me raportin e meshkujve.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:06 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added