Qeveria e Kosovës nuk ishte ankuar në CEFTA
Serbia ka kërkuar mbledhje urgjente të sekretariatit të CEFTA-s për të kërkuar sqarime pas bllokadës që u ka vënë Qeveria e Kosovës produkteve me vulë doganore nga ky shtet. Për këtë ankesë do të mblidhen urgjentisht anëtarët e CEFTA-s. Kjo ankesë është bërë në bazë të të drejtave të shteteve anëtare të CEFTA-s. Ankesa është bërë pak ditë pasi Kosova kishte thyer marrëveshjen e CEFTA-s për tregti të lirë mes shteteve anëtare, edhe pse vetë ajo kishte thyer marrëveshjen gati katër vjet më parë. Por ndaj saj nuk ishte ankuar askush deri më tani. Kosova përgjatë këtyre viteve, edhe pse ishte përjashtuar nga tregtia e lirë me Serbinë dhe Bosnjën, kurrë nuk ishte ankuar. Të vetmet ankesa në CEFTA ishin deleguar nga dy kompani kosovare.
“Badea Trading Company” nga Klina dhe “Inter Company” nga Podujeva janë bizneset e vetme që patën paraqitur ankesa gjatë vitit 2008 dhe madje në nënkomitetin për Barriera Tarifore dhe Jotarifore të CEFTA-s.
Udhëheqësit e tanishëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nuk i dinë arsyet e sakta pse Kosova nuk ka adresuar ankesa në sekretariatin e CEFTA-s kundër Serbisë dhe Bosnjës që kishin vendosur embargo ndaj produkteve kosovare.
Qeveria e Kosovës që nga viti 2008, ka pritur që institucionet ndërkombëtare do ta rregullonin problemin e eksportimit të produkteve lirshëm ndërmjet vendeve anëtare të CEFTA-s.