Tim Judah: Prishtina fitoi pak në veri, humbi shumë në Bruksel
ublicisti i njohur dha analisti i çështjeve ballkanike Tim Judah në një intervistë botuar sot në Kohën Ditore thotë se ndërhyrja në veri ishte një bast i nxituar nga Qeveria e Kosovës, i cili megjithatë u shpagua në afat të shkurtër dhe pjesërisht. Kosova përfitoi diçka në veri nga ndërhyrja, por humbi në Bruksel, duke u shfaqur si një partner i paparashikueshëm. Duke e komentuar i e komentoni deklaratën e ministrave Hague dhe Westerwelle rreth Kosovës, botuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me të cilën të dyja palëve u bëhet thirrje për t’i zgjidhur dallimet që kanë përmes diplomacisë, duke e gjetur një zgjidhje për veriun që “respekton kufijtë e Kosovës”. Juda hak thënë se nNuk do të isha shumë i ngazëllyer me këtë. Natyrisht se ata do të thonë që dallimet duhet të zgjidhen përmes diplomacisë – sepse, çka tjetër mund të thonë. Ata nuk mund të thonë “luftojeni deri në fund, dhe do ta shohim se kush fiton”. Por, të jemi seriozë, megjithatë… gjetja e një zgjidhjeje që respekton kufijtë e Kosovës vetëm e thekson atë që ata gjithmonë e kanë thënë. Nuk mendoj se kjo do të thotë se ata po lënë të kuptohet diçka të caktuar, edhe pse kjo nuk e përjashton asnjë gjë. Në fakt, mendoj se është mahnitëse që ata fare nuk flasin për Kosovë, në kohën kur tregjet financiare të Evropës janë në këso trazirash, ndërsa Qeveria e Britanisë tani duhet të trajtojë edhe dhunën e befasishme në veri. Në veri të Londrës, e kam fjalën.
Ndërsa në pyetjen se si e sheh intervenimin e Qeverisë së Kosovës në veri, para dy javësh, dhe përgjigjen e dhunshme serbe që pasoi, Judah është përgjigjur “mendoj se ai ishte një bast i nxituar, por u shpagua, së paku në afat të shkurtër dhe së paku pjesërisht. Nëse marrëveshja qëndron, më nuk do të ketë importime përmes veriut dhe ata do të duhej të importonin me doganën duke ardhur përmes Merdarit, madje edhe nëse Qeveria ende nuk e kontrollon kufirin verior që është njëlloj fitoreje 2 me 1 për Prishtinën. Megjithatë, mendoj se Prishtina humbi në Bruksel, duke u shfaqur si një partner i paparashikueshëm. Kjo mund të ketë hidhëruar disa prej diplomatëve që duhet të merren me Kosovën. Natyrisht, disa në Kosovë mund të thonë: “pse të çajmë kokën, sepse ne nuk kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe asnjë hartë për liberalizim vizash”, por ky është një argument që pret në të dyja anët. Ata mund të mendojnë: “janë të nxituar dhe nuk çajnë kokën për neve, janë më pak se dy milionë, le të djersiten deri në fund të vetmuar”.