|

Ushqimet që na ndihmojnë të nxihemi më shumë

Ushqimet që na ndihmojnë të nxihemi më shumë si çdo vit me ardhjen e pushimeve, keni si objektiv kryesor, një ngjyrë për t’u pasur zili”? Për të mbajtur një ngjyrë uniforme, të bukur, por mbi të gjitha që zgjat, duhet të ndiqni disa rregulla themelore. Para së gjithash duhet të përgatisni lëkurën për marrjen e rrezeve të diellit, duke përdorur një pastrues të thellë. Një krem i mirë solar dhe një krem i mirë pas plazhi, e mbrojnë lëkurën, duke shmangur djegien dhe plakjen e lëkurës. Por një element që duhet ta konsideroni me shumë vëmendje, ka të bëjë me kontributin që japin ushqimet në marrjen e ngjyrës.
Mbi të gjitha kur ekspozoheni ndaj diellit të parë, ka shumë rëndësi konsumi i ushqimeve të duhura, për t’i siguruar trupit tuaj një raport të saktë hidrik, mineral dhe vitaminoz. Po tentojmë të japim disa rregulla të thjeshta, që përveçse ndihmojnë në shfrytëzimin sa më të më mirë të rrezeve të diellit, rezultojnë të dobishme për të përballuar të nxehtin dhe stresin që mund të shfaqet gjatë ditëve të verës.
Sa më shumë fruta dhe zarzavate, peshk e mish të bardhë, bulmetra dhe djathë të freskët, sallatra dhe akullore, të cilat duhet që gjithmonë të jenë të shoqëruara nga lëngje të shumta. Është thelbësore në fakt të pini sa më shumë lëngje, për të riekuilibruar humbjen e kripërave minerale dhe hidratimin e lëkurës gjatë ditës. Pra, lërini shumë hapësirë ujit (preferohet ujë natyral dhe jo shumë i ftohtë), lëngjeve të frutave pa sheqer, të shtrydhura, si dhe lëngjeve të frutave dhe zarzavateve. Cilat janë të pasura me karotinën e vitaminës A?
Karota, kajsia, pjeshka, pjepri, speci, janë të pasura me betakarotinë, që shton prodhimin e melaninës, e si rrjedhojë i lejon trupit tonë të marrë ngjyrë më mirë e më shpejt. Nuk duhet lënë mënjanë roli shumë i madh i vajit të ullirit, i cili është një elisir i bukurisë së lëkurës suaj. Ai përmban vitaminën E dhe vitaminën A, të cilat ndikojnë në përthithjen më të mirë nga organizmi i betakarotinës dhe ndihmon lëkurën të mbetet elastike dhe kompakte. Luleshtrydhet, qershitë, mjedra, boronica, domatja, përmbajnë antioksidues të çmuar, të nevojshëm për parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës. Domatet përmbajnë licopenin, një karrotenid shumë efikas për ngjyrën e trupit, si dhe i dhuron organizmit një dispozitë fibrash, vitaminash dhe kripërash minerale, në veçanti fosforin, kalçiumin dhe magnezin. Kivi, limoni dhe grejpfruti janë të pasura me vitaminën C, e domosdoshme për të luftuar radikalet e lira dhe lehtësuar “rikrijimin” e kolagjeneve, për elasticitetin e indeve. Së fundmi, të gjitha bimët, me gjethe të mëdha dhe ngjyrë të errët, si bietola, çikorja, ma-rulja, spinaqi, përmbajnë një rezervë të madhe të katrotinës dhe acidit folik, i domosdoshëm për for-cimin e kocës, si dhe rezervave të hekurit dhe kripë-rave minerale, të rëndësishme për të mbrojtur ngjyrën e flokëve nga rrezet e diellit. Duke futur këta ushqime në dietën tuaj të verës, jo vetëm që do të jeni të pakrahasueshëm me të tjerët për ngjyrën tuaj të tru-pit, por do të ndihmoni edhe trupin të luftojë të nxehtin dhe ç’hidratimin dhe kjo në sajë të kontributit të rëndësishëm të fibrave, kaliumit, ujit, vitaminave dhe mineraleve.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:29 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added