Zvogëlohet EULEX-i
Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, e ka njoftuar stafin e vet se nga muaji tetor do të ketë reduktim të numrit të punëtorëve të këtij misioni në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën një burim i afërt me EULEX-in.
Ky burim ka thënë se Sparks nëpërmjet një letre interne të hënën e ka njoftuar stafin e EULEX-it për zvogëlimin e numrit të punëtorëve.
“Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, e ka njoftuar stafin e vet se nga fillimi i muajit tetor do të ketë reduktim të stafit të punëtorëve të këtij misioni në Kosovë, sidomos do të mbyllen disa sektorë që konsiderohen jo të nevojshëm për punën e këtij misioni në të ardhmen”, ka bërë me dije ky burim.
Po ky burim ka treguar se Sparks ia ka tërhequr vërejtjen stafit ndërkombëtar dhe vendor se ka marrë shumë vërejtje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe opinioni i gjerë se EULEX-i deri më tani nuk ka treguar efikasitet dhe rezultate në punë për çfarë është ftuar.
Njoftimi i së hënës nga z. Sparks ka shkaktuar shqetësim në mesin e punëtorëve lokalë se kush do ta humbë punën dhe se kush do të vazhdojë të punojë në këtë mision të paguar mirë.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i pyetur për këtë çështje nga gazeta të hënën pasdite, nuk ka dhënë përgjigje, me arsyetimin se “tani është shumë vonë për të marrë një përgjigje”.
Ditë më parë njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar i ka thënë gazetës se deri në fund të vitit EULEX-i do t’i lirojë objektet, ku ka qenë e vendosur më herët ish-administrata e UNMIK-ut. “Një pjesë e EULEX-it është e vendosur në objektet e ish-administratës së UNMIK-ut, pas ‘Grandit’. Presim që deri në fund të këtij viti të lirohet një pjesë e këtyre objekteve”, ka thënë ky ministër në kushte anonimiteti.
EULEX-i me fillimin e misionit të tij në Kosovë ka pasur raporte të mira me institucionet e Republikës së Kosovës, por këto raporte filluan të zbehen kohë pas kohe dhe u përshkallëzuan kur Qeveria e Kosovës më 25 korrik ka marrë vendim për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, me ç’rast EULEX-i nuk ka treguar gatishmëri për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në vënien e rendit dhe të ligjit në veri.