Zemërgjeri Tom Hanks, u paguan biletën fansave të pakënaqur
Tom Hanks ka treguar një gjest bujarie kundrejt dy fansave të tij. Aktori ka qenë duke furnizuar me karburant automjetin e tij në Kaliforni, kur pranë i është afruar një çift, fansa të Hanks, të cilët i kanë thënë se sapo kanë parë në kinema filmin e tij të fundit, Larry Crowne. Hanks është bërë kurioz dhe i ka pyetur nëse u ka pëlqyer filmi. Ata janë treguar të sinqertë dhe i kanë thënë “Jo shumë”.
“Më vjen keq që nuk ju ka pëlqyer, si thoni sikur t’u rimbursoj biletat që keni paguar për të parë filmin”, ka qenë përgjigjia e aktorit të njohur.
“Më vjen keq që nuk ju ka pëlqyer, si thoni sikur t’u rimbursoj biletat që keni paguar për të parë filmin”, ka qenë përgjigjia e aktorit të njohur.