|

Si të jetoni një bashkëjetesë të suksesshme?

Bashkëjetesa, forma që shumë çifte zgjedhin të jetojnë përpara se të martohen, është një nga më të përhapurat së fundmi. Sipas studimeve të bëra, jo të gjitha rezultojnë të suksesshme.
Megjithatë ka dhe shumë të tjera, të cilat përbëjnë shembull. Duke filluar me respektimin e dëshirave të partnerit, diskutuar gjakftohtë, ndihmuar në punët e përbashkëta, si dhe ruajtjen e pak dozave pavarësi, bashkëjetesa bëhet e mbarë. Të fillosh një bashkëjetesë është një akt i rëndësishëm i cili kërkon përgjegjësi, por esencialisht të jesh në dijeni të asaj që kërkon vërtet. Të dish se çfarë dëshiron, do dhe nëse je në gjendje t’i realizosh në këtë formë të re jetese. Njerëz të ndryshëm kanë pasur eksperienca të ndryshme në fillimin e bashkëjetesës së tyre. Dhe gjithçka niste me gjërat që përbënin jetën e tyre, dëshirat, përditshmërinë, me pak fjalë aktivitetet që duhet të bënin. Bashkëjetesat më të suksesshme rezultuan ato ku personazhet e tyre ishin personat që nuk hiqnin dorë shpejt nga vetvetja, ajo që përbënte nevojat e tyre. Ann vajza e cila dikur, teksa përjetonte lidhjen e saj, jo duke bashkëjetuar ndihej në siklet për gjërat që duhet të bënte, si ushtrimet e përditshme në mëngjes për të mbajtur trupin në formë. Por ajo vendosi t’i bënte edhe kur jetoi me të dashurin e saj në të njëjtën shtëpi. “I thashë Teddit para se të merrnim shtëpi se çdo ditë ushtrohem rreth një orë për të mbajtur trupin në formë. Për më tepër e paralajmërova që për mua ishte e rëndësishme dhe nuk doja që të m’i vështirësonte gjërat. Kështu ka ndodhur, në fakt, e ka pranuar zgjedhjen time të cilën ja bëra të ditur që në fillim”, – është shprehur Ann, historia e së cilës është shembulli i një bashkëjetese të suksesshme në librin “Partners” të autores Kira Chase. Është e rëndësishme të vazhdojmë të ruajmë veten tonë. Në çdo sens. Duke mos cënuar identitetin tonë. Kjo bëhet duke respektuar dëshirat më të vogla që përbëjnë thelbin tonë. Është mënyra më e mirë për të pasur një bashkëjetesë të suksesshme. Dhe kjo bëhet vetëm duke ia treguar partnerit çdo qëllim që kemi. Jo duke i fshehur ato. Ajo që duhet bërë vazhdimisht gjatë bashkëjetesës me njëri tjetrin është dhënia e dashurisë së pafund. Këtë duhet ta bëni sidomos duke qeshur. Qeshni sa më shumë, është një nga sugjerimet e tjera që bëjnë ekspertët e studimit të bashkëjetesës.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:27 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added