Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e hitit “Hajde zemër”, Ryva Kajtazi,
ka realizuar një set fotografik para aparatit të fotografit më të mirë
kosovar, Veton Osmani. Madje, këtë foto ne e siguruam ekskluzivisht nga
fotografi, ku shihet artistja shumë sensuale.
Por, në duart e fotografit
të gjithë bëhen të bukur, por Ryva ndoshta këto foto nuk do t’i përdorë
vetëm për kopertina revistash,por edhe për profilin e saj në
‘Facebook’. Ajo vjen dhe duket më mirë se sa erdhi në klipet e saj të
verës. Nuk dihet ende se pse ajo i zgjodhi ditët e para të vjeshtës për
të realizuar këto fotografi
Drejtori ekzekutiv i gjigantit të automobilave, Norbert Reithofer, konfirmoi se BMW X4 SUV do të dalë në treg në vitin 2014.
“…ekipi ynë ka punuar shumë dhe tashmë ka krijuar një imazh se si do të duket BMW X4”, theksoi Reithofer. Me sa duket, X4 do të ketë dizajn të ngjashëm me BMW X6, një model që është shitur shumë që prej prezantimit në vitin 2008.
BMW aktualisht shpreson për një sukses më të madh me modelin e ri X4, i cili do të bazohet mbi shasinë e provuar tashmë të X3.
Shefi i kompanisë gjermane konfirmoi se modeli i ri X4 do të jetë rreth 4.65 metra i gjatë – gjatësi e njëjtë me BMW X3.
Më shumë detaje mbi X4 do të bëhen publike në muajt që vijnë – pasi zyrtarët e brendshëm pranojnë se tani po punohet në këtë aspekt.
Në këtë mënyrë plotësohet edhe seria e BMW-së nga X3 në X6.
Google më në fund edhe publikisht ka ofruar përgjigjen e vet ndaj
Facebookut. Rrjeti i tij shoqëror Google plus, i cili në tre muajt e
fundit ka qenë në dispozicion vetëm për përdoruesit me ftesë të
kompanisë ose për miqtë që kanë pasur qasje në të, tani është në
dispozicion për të gjithë.
Në deklaratën e publikuar thuhet që
për 12 muaj të provave kanë dëgjuar dhe mësuar shumë dhe, edhe pse nuk i
kanë kryer gjërat që i kanë pasur plan, konsiderojnë që me përmirësimet
e bëra janë të gatshëm që testimet e terrenit të kalojnë në fazën beta
dhe të prezantojnë funksionalitetin e vet – regjistrimin e vet.“Tani çdo
kush mund të vizitojë google.com/+, t’i bashkohet projektit dhe të
lidhet me njerëzit për të cilët kujdeset”, thuhet në deklaratën e të
cilët janë numrat rendorë të gazetave me të cilat deri tani numrin e
kanë rrumbullakuar në 100.
Google plus është prezantuar në
qershor dhe vlerësohet që qysh në fillim të gushtit ka tërhequr rreth 25
milionë përdorues – të dhënat më të reja nuk janë publikuar. Sa i
përket krahasimit, Facebook ka përmbi 750 milionë përdorues, ndërsa
Twitter përmbi 175 milionë.
Për të nxitur rritjen e mëtejshme të
numrit të përdoruesve të rrjetit të vet, Google vazhdon t’i shtojë
mundësi të reja dhe përpiqet ta bëjë më të ndryshme nga të tjerat.
Për këtë arsye ka shtuar disa mundësi të reja.
Si
fillim, përkatësisht gazeta me numrin rendor 99 ka përmirësuar kërkimin
e temave dhe personave. “Rezultatet e kërkimit përmbajnë edhe gjëra që
mund t’i shihni vetëm ju, kështu që ndryshimet brenda familjes gjenden
po aq lehtë sa edhe lajmet ndërkombëtare”, përmend kompania.Gazetë
tjetër interesantë (numri rendor 93) është mundësia e emetimit publik të
video-bisedave grupore (On-air Hangouts). Facebook nuk ka mision të
ngjashëm me këtë, ndërsa përdoruesit tani bisedat e veta video mund t’i
emitojnë edhe publikisht.
“Rregullimi është i thjeshtë: filloni
bisedën në mënyrë normale, ndërsa në dispozicion e keni opsionin për ta
emituar ose xhiruar. Kur fillon emetimi në bisedë mund të përfshihen (si
zakonisht) deri nëntë persona, ndërsa transmetimin live të bisedës mund
ta shikojë çdo kush”, shkruan në njoftim.E treta (nën numrin rendor 92)
është që video-biseda grupore tani mund të bëhen edhe përmes telefonave
smart që përdorin Android 2.3+, por kjo mundësi shumë shpejt do të
përhapet edhe në (iPhone).
Nën numrat rendor 94-98 gjenden
mundësitë e shtuara në kuadër të video-bisedave –ndarja e ekranit
(screensharing), sipërfaqja për vizatim (sketchpad), dokumentet e Google
(Google Docs) dhe bisedat e emëruara (named hangeouts) si dhe
interfejsat API për programuesit kreativë.
Me dëshirën për ta kompensuar mungesën e përmbajtjes 3D dhe të largojë barrierat të cilat parandalojnë adaptimin masovik të kësaj teknologjie të re, rrjetit më popullor për shpërndarjen e videos YouTube, në mënyrë të konsiderueshme do t’u lehtësojë përdoruesve të vet krijimin e përmbajtjes së videos 3D. Vizitorët e YouTube për këtë gjë nuk do të kenë nevojë për kamera speciale, por vetëm mjet të thjeshtë për konvertimin e videos 2D në formatin 3D. Përmbajta e videos tredimensionale në YouTube nuk është risi.
Xhiruesve u është lejuar të vënë videon në formatin 3D, por deri tani u është dashur të përdorin dy kamera dhe të kombinojnë xhirimin me ndihmën e softuerit special – që është proces i komplikuar dhe i gjatë. Mjeti i ri për konvertim të videos 2D në formatin 3D është alternativë mjaft e dobishme për përdoruesit mesatarë. Ky mjet i uebit mundëson konvertimin e cilësdo videoje 2D në formatin 3D me një shtypje në tastierën e mausit pas dërgimit të përmbajtjes. Opsioni mund të gjendet në seksionin “Edit Info“, me zgjedhjen e opsionit “3D Video”.
Menaxheri për produkte në kompaninë YouTube, Shenaz Zack Mistry, ka shkruar në ditarin e vet të uebit që përdoruesit “edhe më tej rezultatet më të mira do t’i fitojnë me ndihmën e kamerës 3D, por që kjo është mënyra e re për të shijuar momentet më të bukura”.
Për të parë videoxhirimet e konvertuara edhe më tej do të jenë të nevojshme syzet 3D. YouTube po ashtu ka prezantuar dy mjetet e reja softuerike për kameramanë amatorë, të cilët dëshirojnë “të përmirësojnë” videoxhirimet e veta shtëpiake. Mjeti i parë Magisto, i cili paraqet programin e automatizuar për redaktimin e videos, i cili “nxjerr” skenat më të mira nga xhirimet dhe i organizon me sfondin dhe efektet e përshtatshme të muzikës. Mjeti tjetër është Vlix, i cili mundëson hedhjen e efekteve të ndryshme në fillim dhe në fund të videos. Mbi të gjitha, YouTube ka deklaruar që përdoruesit të cilët do të kalojnë procesin komplet të verifikimit të urdhërove (duke përfshirë futjen edhe të numrit të telefonit në lokacion) dhe të cilët nuk kanë prekur të drejtat e autorit (ashtu siç është i paligjshëm përdorimi i këngëve popullore si muzika në sfond të videoxhirimit) do të mundin të kalojnë kufizimin momental të kohëzgjatjes së videoxhirimit i cili është 15 sekonda.
Një bullgar 42 vjeçar i cili kishte mbetur pa punë dhe i cili mbijetonte duke mbledhur metale nëpër kontejnerët e mbeturinave zbuloi një thesar të vërtetë me vlerë 1.4 milionë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky burrë emri i të cilit nuk u bë publik, zbuloi shtatë copë bizhuterie, gjashtë monedha ari dhe dy sëpata nga periudha e bronzit në rrënjët e një lisi në veri të qytetit Svishtova të Bullgarisë.
“Arkeologu i rastësishëm” fillimisht e mbajti sekret zbulimin e tij, por pas disa hetimeve, ai më në fund iu dorëzua policisë. Sipas ligjit bullgar, pronar i artefakteve arkeologjike të kësaj rëndësie është vetë shteti.
“Ky zbulim ndihmon shumë për të zgjeruar njohuritë e tona për periudhën e bronzit”, tha Pavlina Vladkova, arkeologe e muzeut rajonal të provincës Veliko Trnovo për gazetën “24 Casa”.
“Në këtë periudhë, ari, argjendi dhe bakri ishin të njohur, por përdorimi i bronzit mundësoi prodhimin e mjeteve të punës”, sqaroi ajo.
Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.
Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.
Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.
Një dush menjëherë pas daljes nga pishina apo deti është mënyra e parë për t’u mbrojtur nga këto infeksione vagjinale.
Bikinet e lagura duhet menjëherë të ndërrohen, ngase mesi i lagësht është mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave.
Në plazh, apo në shtrat, gjithmonë të shtriheni mbi peshqirë të pastër dhe të thatë, ngase kostumet e lagura janë pengesë e dobët për të parandaluar bakteret dhe viruset.
Esencat eterike janë shumë të këndshme dhe mjet efikas, me
ndihmë të të cilit mund të largojmë të gjitha shqetësimet dhe t’i gëzohemi
gjumit të lehtë. Përdorini kur bëni banjë ose vendosni 2-3 pika në një
kartopicetë dhe pastaj vendoseni në jastëk. Mos e përdorni një vaj më shumë se
dy javë, sepse nuk do të jetë aq efikas.
Esencë kamomili, qetëson dhe ndihmon kur nuk keni gjumë të qetë për
shkak të tretjes jo të mirë të ushqimit.
Esencë sherbele,qetëson dhe zvogëlon euforinë,
por mos e përdorni nëse keni përdorur më parë pije alkoolike, sepse kjo esencë
e përforcon dehjen.
Esencë livande, jo vetëm që qetëson, por ka edhe efekt për qetësim të
dhimbjeve. Nëse pagjumësia është e shpeshtë tek ju, kjo esencë është gjëja më e
mirë për gjumin tuaj.
Esencë borziloku,çlodh dhe ngroh. Në doza
më të mëdha është mjet sedativ, qetësues, por në mëngjes mund të ndjeni se e
keni kokën e rëndë, prandaj mos e zmadhoni dozën.
Esencë anasoni,qetëson dhe i lehtëson
mendimet dhe ju premton gjumë të qetë.
Esencë trëndafili, e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon mundimin nervor
dhe e përmirëson humorin dhe nxit vetëbesimin.
Lojërat kompjuterike i shkëpusin fëmijët nga bota e vërtetë dhe i
lidhin me botën virtuale, e cila nuk i ngarkon me përgjegjësi.
Specialistët paralajmërojnë se te fëmijët mund të shfaqen shenja të
depresionit pas disa vjetëve. Shfaqen shenja të depresionit
Mjekët pohojnë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë me këto lojëra,
shfaqin shenja depresioni pas disa vjetëve. Studime të shumta të
realizuara në Kinë dhe Amerikë tregojnë shfaqjen e shenjave të njëjta te
fëmijët apo të rinjtë, tashmë të varur nga lojërat kompjuterike dhe të
quajtur si të varur edhe nga prindërit.
Lojëra të tilla e mbajnë fëmijën të lidhur pas kompjuterit pa e
kuptuar fare kalimin e kohës dhe duke e ftohur nga jeta jashtë. Me
ndihmën e objektivitetit të lojërave, ata largohen nga shqetësimet e
jetës së vërtetë dhe nuk shqetësohen për mosrealizimin e përgjegjësive
të ngarkuara. Në rastin e mbledhjes së shumë detyrave dhe përgjegjësive
përtojnë t’ia fillojnë dhe e ndjejnë mungesën e këtyre lojërave, teksa
kur fillojnë të luajnë përsëri ftohen nga bota jashtë duke u mbyllur në
vetvete, duke përjetuar ankth social ose depresion. Organizim i mirë i orarit të lojës
Nënat dhe baballarët duhet të qëndrojnë gjithnjë vigjilent për të mos
lejuar dimensionin virtual të mbulojë ose të kalojë mbi përgjegjësit e
jetës së vërtetë. Për fëmijët e grupmoshave 10-17 vjeç duhet të bëhet
një organizim i mirë i orarit të lojës. Specialistët nënvizojnë faktin
që fëmijëve duhet t’u jepet leje të luajnë me këto lojëra pas
përfundimit të detyrave të ngarkuara dhe se ndalesat e rrepta krijojnë
efekt negativ mbi ta.
Me tri golat e fundit ditën e shtunë ndaj Atletico Madrid, Leo Messi ka arritur në 192 të shenuar për klubin katalanas.
Hungarezi Ladislav Kubala i cili në në fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 60-ta të shekullit të kaluar ka shenuar 194 gola.
“Jam shumë i emocionuar se kam mundësi të marr pozitën të cilën deri
tani e ka pasë Kubala pasi dua të shkruaj histori tek Barcelona dhe të
jem pjesë e saj” ka thënë Leo Messi i cili ka shenuar golin e parë si 17
vjeçar në vitin 2005 kundër Albacete.
“Mendoj se më e rëndësishmja është që të vazhdojmë me fitoret dhe të
fitojmë trofe. Kjo është më e rëndësishme se sa statistikat individuale”
ka thënë Messi.
Lojtari që ka shenuar më së shumti gola tek Barcelona është Cesaz
Rodriguez me 235 gola, ku Messi si 24 vjeçar mund ta arrijë shumë
shpejt.
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, mund t′i bashkohet ish bashkëlojtarit Samir Nasri tek Manchester City, nëse nuk merret vesh me udhëheqësit klubit për vazhdimin e kontratës.
Sipas mediave angleze, ′Citizens′ janë të gatshëm t′i ofrojnë 35 milion euro për sulmuesin holandez.
Van Persie ka kontratë me ekipin e Arsene Wengerit deri në qershor të
vitit 2013. Ai paguhet 100 mijë euro në javë, ndërsa në ekipin e Roberto
Mancinit do të mund ta merrte dyfishin.
Ai ka mbetur i zhgënjyer pas largimit të lojtarëve kryesorë, kështu që
holandezi mund ta ndjekë rrugën e Fabregasit e Nasrit në janar.
Mbrojtësi i Real Madrid, Raul Albiol, ka konfirmuar se ai nuk e ka
ndërmend të largohet nga klubi në janar, edhe pse mediat spanjolle kohët
e fundit e lidhnin atë me një kalim në Malaga dhe në ish-klubin e tij,
Valencia.
“Aksush nuk më ka thënë se unë do të largohem. Unë dua të punojë
shumë për ta ndihmuar ekipin në mënyrat në të cilat unë mundem. Ne duhet
të punojmë shumë dhe të qëndrojmë së bashku, sepse ky sezon është
shumë i vështirë,”tha mbrojësi qendror i Realit, Albiol.
“Unë përgëzoj tifozët pasi që janë të durueshem me ne dhe që nuk ndalën duke na mbështetur në asnjë moment.”përfundoi Albiol.
Pas fitores së shtunës, gjigandët spanjoll kanë lëvizur në vendin e katërt, një pikë prapa rivalëve të tyre, Barcelonës.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen e ka pranuar se
momentalisht nuk është pjesë e planeve të selektorit Fabio Capello, por
insiston se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kombëtarja.
Ish futbollisti i Liverpoolit ka mbetur jashtë që kur trajneri
italian e mori në dorë Kombëtaren në vitin 2008, pasi e përshkuan
vazhdimisht lëndimet, me çka mbeti rezervist edhe në ekipet ku luajti.
Mirëpo, 31 vjeçari – i cili ka shënuar 40 gola nga 89 paraqitje për
‘Tre Luanët’ – po e shfaq talentin e tij ende, kur i jepet mundësia tek
United. Ai shënoi në mesjavë në Carling Cup, në fitoren ndaj Leeds
United. Për këtë ish futbollisti i Real Madridit dhe Newcastles shpreson
t’ia ndërrojë mendjen Capellos.
“Nuk do të më shuhet kurrë shpresa për Kombëtare. Mirëpo, është e
qartë se më dhemb që kam mbetur jashtë që një kohë. Por, nuk do të
mërzitem tash që nuk jam në skuadër. Nëse do të kem ftesë sërish, do të
jem aty për 5 minuta”, tha Owen.
“Fabio Capello e bënte skuadrën e parë dhe unë qëndroja në bankinë.
Mendoja me veten se kjo mund të jetë shenjë se ai nuk llogarit në mua.
Herën tjetër nuk isha fare në skuadër, kështu kishte ndodhur. Tash
shpresoj të kthehem një ditë sërish”, vazhdoi ai.
Edhe pse është në muajin e 6 të shtatzënisë, këngëtarja Jonida
Maliqi ka vendosur që të marrë pjesë në Kënga Magjike. Ajo do të
paraqitet nesër tek E Diela Shqiptare për të prezantuar këngën e saj të
re “Thesar pa emër”.
“Jam vërtet në një moment shumë të lumtur të jetës sime.Dhe më shumë
se fjalët këtë mendoj se do ta shprehë kënga ime “Thesar pa emër”, që
do të prezantoj të diel, si konkurrente në “Kënga Magjike”. Është një
këngë që ia dedikoj djalit tim.”, ka thënë Jonida.
Me kalimin e viteve teknologjia përparon edhe më shumë, çdo ditë dalin produkte, zbulime të reja të cilat na e lehtësojnë jetën.
Me zhvillimet e reja në fushën e mjekësisë janë shpëtuar shumë jetë
njerëzish dhe sëmundjet kurohen më lehtë. Së shpejti do të dalin dhe
shembuj të rinj në lidhje me këtë. Bazuar në një lajm të revistës “BBC
Focus” bëhet e ditur se gjatë viteve të ardhshme ju presin shumë risi
duke filluar që nga televizori i cili kupton gjendjen tuaj emocionale
deri tek printerët tredimensional. Lidhja e ngushtë e njeriut me
makineritë: nuk është një punë e lehtë injektimi i indit të lëkurës në
metalin bionic në dorë. Por studiuesit në universitetin College London
po merren me brirët e drerit. Specialistët kanë vendosur fijet e gjata
të indit të lëkurës brenda kockës poroze të brirëve.
Kjo bëri të mundur vendosjen e indit rreth brirëve duke pakësuar
rrezikun e infeksionit. Krahët ose këmbët artificiale zakonisht mbahen
në trungun e pjesës së prerë ose mbështillen me fasha. Fërkimi i
shkaktuar kur personi ec në mes trungut dhe këmbës artificiale shkakton
skuqje ose plagë. Me ndihmën e teknikës së re shufra prej titani
vendoset mire dhe në mënyrë të sigurt dhe këmba ose dora artificiale
kapet për këtë shufër. Shufra “vishet” me vrima për të lejuar indin e
lëkurës në zonën e prerë të kapet rreth saj.
Lëndë artificiale e programuar: strukturat shumë të vogla protocell
të prodhuara në kushte laboratorike mund të lëvizin drejt drites ose
njëra-tjetrës. Por këto struktura nuk janë të gjalla. Duke përdorur
përbërje të ndryshme molekulare protocell-ët mund të jenë të suksesshëm
në funksione të ndryshme p.sh disa prej tyre mund të krijojnë një pjesë
të ndërtesës duke thithur dyoksid karboni gaz sere. Edhe tek bojërat e
mençura të cilat do të hidhen në përdorim gjatë 3-5 viteve të ardhshme
do të ketë nga kjo lëndë. Kjo lëndë do të thithin dyoksidin e karbonit
nga atmosfera dhe do ta kthejnë këtë gaz të dëmshëm, i cili shkakton
ngrohjen globale, në gëlqere.
Terapi e përshpejtuar kundër kancerit: përshpejtuesit e thërrmijave
njihen si aparaturat më të mira në copëtimin e atomeve. Por thërrmijat e
rrezeve të energjisë së lartë mund të përdoren dhe në kurimin e
kancerit. Gjatë radioterapisë rrezet X-ray djegin qelizat kanceroze por
në të njëjtën kohë dëmtojnë dhe qelizat e shëndosha përreth. Tani
përdoret përshpejtues thërrmijash për të krijuar jonin karbon ose rrezet
proton dhe për të zhdukur ADN-nën e qelizave kanceroze. Thërrmijat
përqendrohen në një pikë dhe kështu dëmtojnë më pas indet përreth këtyre
qelizave. Me ndihmën e kësaj teknike mund të jepen ilaçe të një doze më
të lartë. Terapia Hadron është në hapat e pare të saj por mundësitë që
do të krijojë janë gati në Japoni, Evropë dhe Amerikë.
Botime tredimensionale: imagjinoni sikur këpucët e fëmijës suaj i keni
shtypur në tredimensional. Ju ngarkoni në kompjuterin tuaj një projekt
të krijuar më pare dhe printerët tredimensional e printojnë këtë objekt
shkallë-shkallë duke e ndërtuar atë. Ky është një proces i ngadaltë dhe
printimi i çdo milimetri mund të zgjasë disa minuta. P.sh printimi i një
objekti 25 cm mund të zgjasë 12 orë. Deri sot shtypi tredimensional
ishte i kufizuar vetëm me inxhinierinë industriale, sepse është shumë i
ngadaltë dhe i shtrenjtë. Çmimi i një printeri tredimensional mund të
arrinte deri në dhjetëra mijëra paund. Por tani mund ta gjeni një të
tille me 600 paund. Projekti i Universitetit Bath prodhon sisteme dhe
programe për printerë tredimensional RepRap. Produktet që do të merrni
në projektin me kod të hapur të quajtur RepRap mund t’ju kushtojnë
afërsisht 500 euro. Më pas përdorimi i dokumenteve dhe shfrytëzimi i
tyre lidhet me aftësinë tuaj elektronike-mekatronike. Nëse do të mund ta
bëni këtë atëherë do të përftoni objekte tredimensionale plastike.
Llogari momentale dhe në çdo vend: tek çdo gjë që përdorim duke filluar
nga kartat e kreditit deri tek telefonat gjendet teknologjia RFID e
përkufizimit me frekuencën e radios. Është metoda e njohje së objekteve
në mënyrë automatike dhe individuale duke përdorur frekuencën e radios.
Krahas kësaj ne shohim sesi lëndët strukturore përreth nesh mund të
vëzhgojnë ndryshimet në gradaçela apo rroba të zgjuara të pajisura me
sensorë të cilët ndjekin shëndetin tonë. Hapin e parë të llogaritjes në
çdo moment dhe vend e shohim në aparaturat elektronike. P.sh Brenda 10
viteve frigoriferi juaj do të mund t’ju dërgojë një mesazh në telefonin
tuaj kur t’i mbarojë qumështi ose kur të bëni aksident makina juaj do të
mund të komunikojë me ekipet e ndihmës së shpejtë. Hapi tjetër pas
kësaj është shkrirja e njeriut me makineritë. Në këtë mënyrë edhe ne
mund të jemi një pjesë e rrjetit. Neurobiologu sintetik Ed Boyden po
prodhon një interface optic të trurit. Kështu do të ekzistojnë modele të
reja të komunikimit mes njeriut dhe makinës.
Karbon trapping: Prof. Flannery, pohon se në të ardhmen do të ndihet
nevoja e pakësimit të karbonit të lëshuar në atmosferë. Ai parashtron dy
zgjidhje për këtë : zgjidhja e pare : këtu dyoksidi i karbonit ngjeshet
nën tokë. Por pompimi I tij prej këtu është shumë i kushtueshëm dhe i
vështirë. Ndërsa zgjidhja tjetër është krijimi i biochar. Është një lloj
rregullatori toke i cili përmban karbon të aktivizuar të krijuar si
pasojë e djegies së lëndës organike me pak ose aspak oksigjen. Një pjesë
e lëndëve brenda lëndës organike largohen në trajtën e gazit nën
presionin e një nxehtësie dhe presioni të lartë dhe pas mbetet lënda e
zezë karbon ose biochar me përbërje të lartë karboni me mikropore.
Megjithëse biochar është i njëjtë me qymyrin nuk përdoret për nxehje.
Biochar është një formë e mineralizuar nga karboni. Për këtë arsye nuk
prishet dhe nuk lëshon dyoksid karboni në atmosferë. Mbetet në tokë për
mijëra vite. Biochar pasuron token dhe parandalon hemorragjinë e trurit.
Concscioumeter: me ndihmën e EEG dhe fMRI njohim trurin në gjendje
active (kur lëvizim) . por ky aparat mund të kuptojë ndryshimin në mes
një njeriu në komë dhe një të sëmuri me sindromën e bllokimit ( personi i
cili nuk mund të lëvizë por është zgjuar dhe ndjen çdo gjë përreth).
Krahas kësaj ky aparat do të ndihmojë në parashikimin e ekzistencës së
vetëdijes së një kafshe apo kompjuteri.
Kompjuterët Quantum: pas zbulimit të Moores Low në vitin 1950 numri i
tranzistorëve mbi mikroçipët dyfishohej çdo dy vjet. Por ekipi kërkimor i
universitetit Kalifornia pohoi se krijimi i një çipi të vogël mund të
zgjidhë problemet e jetës së vërtetë. Këta kompjuter do të aktivizohen
në formën e vërtetë. Puna më e rëndësishme e kompjuterëve Quantum është
të përdorin algoritmat për të modeluar strukturat fizike. Televizor që
kupton gjendjen tuaj emocionale: së shpejti do të shpëtoni nga
kontrollimi i kanaleve dhe nga pavendosmëria në përzgjedhjen e një
kanali. Sepse televizori do të mund të gjejë programin më të
përshtatshëm për ju dhe gjendjen tuaj emocionale. Kamera e vendosur
brenda televizorit do të zbulojë qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës suaj
dhe do të gjejë një stacion të përshtatshëm me to.
Lexoni arsyet se pse duhet te hani vishnje..
1. Mbrojnë nga disa forma të kancerit.
2. Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë
oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut.
Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.
3. Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që
të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.
4. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.
5. Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.
6. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.
7. Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e
lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
8. Vishnjat i zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, duke
lehtësuar kështu vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para
së gjithash te artriti reumatoid.
9. Përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili ndihmon kundër anemisë.
Pas shumë femrave të bukura që kanë zbukuruar
ballinat e tyre, revista “GQ”, ka përpiluar listën e femrave më të bukura këtë
vit, më saktësisht, ato janë femrat më të dëshiruara në botë për vitin 2011.
Në top-dhjetëshe gjendet emrat e Irina Shayk, Kim
Kardashian, Gisele Bundchen, Rihanna, Jennifer Aniston, Jessica Biel, January
Jones, Adriana Lima, Lea Michele dhe Dianna Agron.
Irina Shayk
E dashura e futbollistit Christiano Ronaldo,
vërtetë e ka merituar të kryesojë këtë listë, pasi ajo ka një trup
jashtëzakonisht seksi, por edhe një pamje ekzotike dhe kudo që paraqitet, ajo
tërheq vëmendjen e të gjithëve, ndërsa paraqitja e saj në fushata reklamimi të
veshjeve të brendshme, vetëm sa ia rrit popullaritetin.
Kim Kardashian
Kushdo që ka pasur rastin që ta shikojë
porno-filmin privat të Kim Kardashianit, e ka kuptuar se zeshkania jo vetëm që
ka një trup bombë, por është e jashtëzakonshme në dhomën e gjumit, prandaj
pozita e dytë është më se e merituar.
Gisele Bundchen
Jo kot është supermodelja më e paguar në botë dhe
kjo për ‘fajin’ e trupit të jashtëzakonshëm, i cili përveç që e ka bërë të
famshëm, e ka bërë të dëshirueshme nga meshkujt dhe kreatorët e modës.
Rihanna
Kudo që paraqitet, shkakton rrëmujë, kjo për
shkak të veshjeve dhe sjelljeve kontroverse, ndërsa edhe në videospote është
jashtëzakonisht provokuese. Të gjitha këto kanë bërë që ajo të jetë lartë në
listën e femrave më të dëshirueshme për vitin 2011.
Divorci nga këngëtarja Tuna Sejdiu duket se nuk ia ka prishur aspak humorin Rilind Rekës.
Ai për të cilin fliste e gjithë Prishtina në atë kohë dhe konsiderohej si “gjahu” i Tunës, këto ditë po përjeton aventurat më të çmendura rinore. Rilindi nuk e çan kokën që ka humbur një nga femrat më të dëshiruara të estradës, madje nuk mërzitet që së bashku me familjen e tij harxhuan më shumë se 100 mijë euro për organizimin e ceremonisë martesore. Dëshiron t’i bëjë qejfin vetes, e ndoshta edhe martesa e lidhja e tij njëvjeçare si duket ishte një nga aventurat që kishte dashur ta përjetonte me çdo kusht.
Edhe Rilindi vazhdon të mbetet “single” për momentin, por së bashku me
shoqërinë e tij është duke përjetuar aventura të ndryshme në pushime, me
vetura sportive, tatu e shumë gjëra të tjera. Se si do të rrjedhë jeta e
tij dhe e Tunës tani e tutje, pritet të shihet.
Në disa shoqëri, besnikëria e bashkëshortit është një nga vlerat
kryesore. Në disa shoqëri të tjera mbizotëron poligamia. Shumica e
këtyre shoqërive e dënojnë shkeljen e kurorës. Në çdo rast besnikëria
është një sjellje e natyrshme. Në mbretërinë e kafshëve ka mbizotëruar
praktika e dashurisë së lirë. Meshkujt dhe femrat e llojeve të ndryshme
shumëzohen me shumë partnerë. Sipas Gerard Leleu, tek njerëzit
besnikëria është bazë biologjike e zhvilluar si instinkt i tërheqjes që
në fëmijëri. Tek të rriturit demonstrojnë një nevojë për të qenë në
kontakt në anën instinktive dhe afektit seksual. Për anën psikologjike
dhe shpirtërore, Gerard Leleu vë në dukje se nevoja për siguri është
përfundim i një ëndrre të madhe dashurie, dashuri shpirtërore e cila na
bën të jemi besnikë.
Tradicionalisht të jesh besnik do të thotë të kesh vetëm një partner
në sferën e tërheqjes seksuale dhe psikologjike. Kur martesa është e
bazuar në pika të tjera dhe për qëllime të tjera, jo në dashuri, gruaja
duhet të tregojë besnikëri absolute për të mos u dënuar, izoluar, futur
në burg apo vrarë, ashtu siç e praktikojnë disa shoqëri. Besnikëria
është një fenomen që evoluon ashtu si shoqëria. Gratë pas luftës së tyre
për emancipim, për afrim me botën e punës, kanë fituar një liri të re
në drejtimin e emocioneve seksuale. Tashmë të femrat e pabesa nuk janë
më një tabu. Gjatë jetës humbën detyrimet morale (fetare dhe civile), u
hoqën kërcënimet për tradhti bashkëshortore.
Tashmë nuk ka detyrime për besnikëri në një lidhje, por ndjenja e
dashurisë dhe dëshirës për partnerin. Tashmë martesa është e bazuar
kryesisht tek ndjenjat, megjithatë bashkimet e njerëzve janë më pak të
qëndrueshme. Megjithatë, po shohim një rritje të numrit të njerëzve që
bëjnë jetë të dyfishtë apo të trefishtë e shkaktuar kjo nga nevoja për
ndryshim dhe dëshira për të kombinuar stabilitetin e martesës me atë që
quhet “djegia e jetës”. Edhe pse besnikëria është duke humbur terren
gjithnjë e më shumë , kjo sjellje nuk duket se po zhduket. Për 70% të
grave përkufizimi i lumturisë është të ketë një burrë të ardhshëm,
besnik.
Një lëshim i keq i sigurisë në aplikacionin e Skype për iOS mund të shkaktojë që informatat personale të përdoruesve të vidhen.
Lëshimi
në skriptën XSS (Cross-Site Scripting), i demonstruar në videon e
mëposhtme është i pranishëm në versionin e Skype 3.0.1 dhe në versionet e
mëhershme të këtij aplikacioni për iOS.
Ai mundëson që një
sulmues të krijojë një kod të dëmshëm në JavaScript që vihet në funksion
kur përdoruesi shikon një mesazh tekstual në një bisedë chat’i në
Skype. Kodi mund të përdoret për t’iu qasur cilido skedarë që vet
aplikacioni i Skype ka qasje në të, duke përfshirë librin e adresave në
iPhone’in tuaj.
Shpjegimi teknik për lëshimin mund të lexohet
këtu. Skype është në dijeni për këtë lëshim dhe veçse është duke punuar
për të gjetur një arnim. “Ne jemi duke punuar me kapacitetet tona të
plota për të arnuar këtë problem të raportuar dhe në versionin e
ardhshëm që shpresojmë ta kemi gati sa më shpejtë besojmë se do të jetë i
rregulluar” ka thënë Skype në një deklaratë.
Samsung Electronics nuk do të blejë MeeGo, por kjo nuk do të thotë se
nuk ka plane për zhvillimin e sistemit të saj operativ, Bada.
Sistemi
operativ Bada i dizajnuar për telefona mobil dhe telefona të mençur
mund të jetë pak i njohur në vende të ndryshme të botës, edhe pse pa
statistika zyrtare në Kosovë ka një pjesëmarrje të mirë në treg falë
produkteve të lira të ofruar nga Samsung nën këtë sistem operativ.
Shumica e celularëve të Samsung kanë marrë megjithatë Android’in por
planet për të hapur sistemin operativ Bada para zhvilluesve në vitin
2012 duket se janë të vërteta. Wall Street Journal ka theksuar qëllimet e
kompanisë për të sjellë Bada’n në tregun konkurrues.
Tani në
versionin 2.0, pajisjet me Bada përfshijnë produkte të serisë Samsung
Wave. Por sipas skenarit të parashikuar mund të ndodh që Bada të bëhet
një sistem operativ më i qëndrueshëm nën ndihmën e zhvilluesve dhe
kësisoj mund të ndihmojë në krijimin e llojeve të dallueshme prej
sistemit operativ Android të Google. Samsung mund të përdorë një Bada më
të fuqishëm për të fuqizuar linjën e saj të televizorëve SmarTV, dhe
përveç kësaj edhe produktet tjera si tabletët.
Bada sigurisht
mund të kontribuojë në luftën e Samsung për të mos u bazuar shumë në
Android, në veçanti pas blerjes së Motorola’s nga ana e Google. Motorola
tani pritet të përfitojë veçori të reja për Android dhe të mira tjera
para të tjerëve, kështu që partnerët si HTC e Samsung do të jenë të
përballur me faktin se duhet të jenë më të dalluar apo të ndjekin nga
prapa.
Edhe HTC nuk është duke qëndruar anash dhe ka disa
produkte në taborin e Windows Phone, dhe së fundi ka pranuar se është e
hapur për të pasur edhe një sistem operativ të vetin.
RIM në anën
tjetër me BlackBerry OS, si dhe Palm me Hewlett-Packard me sistemin
operativ WebOS e Nokia me sistemin operativ me bazë në Linux MeeGO, janë
në dijeni se shitja dhe mirëmbajtja e suksesshme dhe rapide e një
sistemi operativ nuk është e lehtë. HTC duhet të ketë kujdes se çfarë
dëshiron të blejë, e Samsung duhet të ecë shtruar drejt biznesit të
sistemeve operative.
Përtypni më shumë herë para se të gëlltisni ushqimin, kështu këshillojnë nutricistët. Dhe, në fakt kanë të drejtë. Një hulumtim i ri e vërtetoi këtë se njerëzit që më shumë e përtypin ushqimin “importojnë” më pak kalori në trupin e tyre.
Hulumtuesit kinez kanë vërtetuar se njerëzit të cilët përtypin çdo kafshatë nga 40 herë, konsumojnë 12% më pak ushqim për dallim me ata të cilët çdo kafshatë e përtypin nga 15 herë.
Besohet se përtypjen e ushqimit “e ndalon” parangrënia, sepse truri ka kohë të mjaftueshme për ta pranuar informacionin se jeni të ngopur. Gjithashtu, përtypja e gjatë e zvogëlon nivelin e hormonit Ghrelin – hormoni i urisë.
Për ta konstatuar këtë, hulumtuesit kishin bërë dy eksperimente me 16 meshkuj të “trashë” dhe 14 “të dobët”. Gjatë eksperimentit të parë, vullnetarët ishin inçizuar deri sa hanin që të vërtetohet se si ata e përtypin ushqimin dhe kur e gëlltisin atë. Ishte vërtetuar se edhe pjesëmarrësit e dobët dhe ata të trashë kishin përtypur me shpejtësi në njejtë, por ata më të trashë, më herët e kishin gëlltitur ushqimin.
Në eksperimentin e dytë të gjithë vullnetarët është dashur të konsumojnë 2 ngrënie. Gjatë ngrënies së parë ata duhej që çdo kafshatë ta përtypin nga 15 herë, kurse gjatë ngrënies së dytë – nga 40 herë. Përfundimi ishte se kur vullnetarët kishin përtypur çdo kafshatë nga 40 herë, kishin konsumuar 11,9% më pak kalori, pa dallim se a kanë qenë të dobët ose jo.
Enët e gjakut kishin treguar se kur vullnetarët kanë përtypur nga 40 herë, kishin pasur edhe nivel më të ulët të hormonit Ghrelin. Hulumtuesit këshillojnë se ngrënia e ngadalshme është e thjeshtë, por edhe mjaft efikase për zvogëlimin e problemeve me peshën.
Nëse një njeri mesatar për një vit e redukton konsumimin e kalorive me 12%, ai/ajo do të dobësohet 11 kilogram. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se humbja e peshës realisht është më e vogël sepse njeriu mesatar (me peshë) rregullisht konsumon edhe ushqim i cili nuk përtypet, si që është supa ose farat e lulediellit.
Mediet janë duke shkruar me të madhe këto ditë për lansimin e iPhone
5, por “Apple” do të mund të na befasojë edhe me dy pajisje të reja.
“CNET” e citon Mark Moskowitz-in, analistin e punësuar në “J. P.
Morgan”, i cili thotë që mund të paraqiten dy iPhone të rinj: njëri që
do të jetë model me pamje krejtësisht të re dhe tjetri i cili do të jetë
iPhone 4 i ripërpunuar, i cili do ta ketë emërtimin iPhone 4-plus.
iPhone 5, parashikon Moskowitz, do të jetë më i lehtë dhe më i hollë dhe
do të mbështet standardet GSM dhe CDMA, që të mund të shfrytëzohej në
tërë botën.
Modeli 4-plus do të bazohet në modelin ekzistues, deri dikur të
përmirësuar dhe më shumë të drejtuar kah tregu kinez. 3GS do të
përfshihet në modelet më të lira të të tanishmit iPhone 4, pret analisti
i “J. P. Morgan”. A do ta lansojë versionin e ri të iPad-it?
Moskowitz konsideron se kompania nga Cupertina nuk ka arsye për nguti, marrë parasysh që nuk ka konkurrencë serioze.
Gjatë vitit është folur se “Apple” do ta lëshojë iPad 3 në treg, gjatë kohës para festave të fundvitit.
Ai do të duhej të ishte model i veçantë me rezolucion të lart të
ekranit, ndërsa është paralajmëruar edhe modeli më i hollë me ekran të
përmirësuar, i emërtuar iPad 2 Plus. Deri te fillimi i verës shumica e
këtyre spekulimeve u “veniten”.
U tregua se iPad i ri me siguri që nuk do të jetë i gatshëm deri në
fund të vitit të ardhshëm pasi që është e vështirë të prodhohet ekrani
me rezolucion aq të madh sa i nevojitet “Apple-s”.
Madje as procesori katërbërthamësh i gjeneratës së re “A6” po ashtu
nuk do të jetë i gatshëm deri te mesi i vitit të ardhshëm, që do të
thotë që pajisjet e reja, nëse do të hidheshin më herët në treg, do të
duhet të shfrytëzojnë procesorët e njëjtë si pajisjet e tanishme. iPhone 5 prezantohet në fund të muajit
Sa i përket iPhone-ve të rinj, Moskowitz nuk është i pari që hodhi
parashikimet e këtilla, diçka ngjashëm paralajmëroi edhe analisti i
“Deutsche Bank” gjatë qershorit.
Konfirmim të pjesërishëm fitoi pasi që faqja vietnameze “Tinhte” e
publikoi incizimin e iPhone 4 të bardhë nga plastika. Faqja e njëjtë
arriti edhe deri te iPhone 4 para lansimit zyrtar.
Për këtë, qe disa kohë spekulohet se dy modelet e reja të iPhone-t do
të jenë pjesë e ofertës për të cilën flitet në telekomët kinez. Pritet
që Apple iPhone 5 do të lëshohet në shitje gjatë tetorit, ndërsa do të
prezantohet në fund të këtij muaji.
Në fillim fëmija duhet lënë i lirë të zgjedhë atë sport që e zbavit
më shumë, megjithëse ju, si prindër, mund të mos ju pëlqejë. Është shumë
e rëndësishme që ta lini atë të zgjedhë lirshëm, pa ushtruar presion
mbi të. Konsultohuni me fëmijët
Pyeteni fëmijën nëse kërkon të bëhet pjesëtar i ndonjë skuadre apo
preferon sporte atomike, d.m.th. ato sporte që nuk janë të organizuar në
skuadra, sikurse p.sh është futbolli (një sport masiv). Sport atomik
mund të jetë noti, tenisi etj. Vërtetoni nëse i pëlqejnë sporte me
kontakt të fortë fizik (p.sh. basketbolli, futbolli etj) apo të tjerë me
më pak kontakt të tillë (si p.sh. noti, volejbolli etj.). Sporti në harmoni me zhvillimin e fëmijës
Prindërit së bashku me fëmijët duhet vazhdimisht të kontrollojnë
favoret dhe disfavoret e sporteve në grupe dhe tyre atomike. Këto të
fundit e kanë të domosdoshme konkurrencën me vetveten, duke rritur
kështu vetëbesimin tek fëmija, ndërsa sportet në grup përmbushin nevojën
shoqërore të fëmijëve dhe u japin kënaqësinë e pjesëmarrjes në një
përpjekje masive.
Natyrisht në këto sporte kërkohen karaktere të fortë, pasi në grup
zhvillohet shumë ndjenja e konkurrencës midis pjesëtarëve. Sporti që do
të zgjedhë fëmija duhet të ketë lidhje direkte me zhvillimin trupor dhe
shpirtëror të tij. Sa më shumë harmoni të ekzistojë midis sportit dhe
trupit aq më të mëdha janë edhe të mirat për fëmijën.
Rezultatet e studimit të ri të shkencëtarëve portugezë kanë bërë të
ditur se aktiviteti i përditshëm fizik është disa herë më efikas në
luftimin e depresionit sesa terapia me ilaçe.
Studimi i grupit të shkencëtarëve nga Portugalia i bërë me 150 të
anketuar ka treguar se aktiviteti mesatar fizik përmirëson gjendjen e
pacientëve të cilëve nuk u ndihmojnë antidepresivët.
Pjesëmarrësit në eksperimentin kanë vazhduar me marrjen e terapisë së
rregullt, por me këtë rast në mënyrë të domosdoshme kanë stërvitur për
çdo ditë. Disa kanë ecur shpejtë nga 30 deri 45 minuta, ndërsa të tjerët
kanë bërë ushtrime.
Rezultatet kanë treguar se gjendja e tyre është përmirësuar për 26 për
qind në krahasim me periudhën para se të fillojnë me stërvitjen.
Aktiviteti fizik përveç asaj që ndihmon në shërimin e depresionit,
shkencëtarët theksojnë se stërvitja, si dhe ecja e shpejtë janë
parandalim i shkëlqyeshëm për shëndetin mental.
Një model ne proporcionin 1:8 me një Avendator real, i punuar me platin
dhe gurë te çmuar, do te dale ne ankand ne dhjetor nga Sotherby ose ne
Dubai ose ne New York, duke filluar nga një çmim 3.5 milion paund ose
4.8 milion euro, afër 12 here me shume se sa çmimi i Avendatorit te
vërtetë, i cili kushton 370.000 deri ne 400.000 dollarë.
Për te anashkaluar ankandin ju mund ta merrni atë për 4.5 milion ose 6.17 milion dollarë.
Robert Gülpen shpenzoi rreth 500 ore për te përfunduar këtë mini-model. Gülpen është një inxhinier mekanik 52-vjeçar ne Gjermani
i cili filloi te beje modele makinash qe ne 1990. Ky model i veçante –
me i shtrwenjti ne bote – po ekspozohet ne një kuti me xham antiplumb
ne Frankfurt Auto Show nga 15-25 shtator.
Rok grupi R.E.M. ka vendosur të ndalojë muzikën, pas 30 vjetësh punë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi në web-faqen e tij zyrtare.
R.E.M ka publikuar 15 albume që nga formimi në vitin 1980. Grupi ka
depërtuar lart në fillim të viteve ’80 me hitin e tij “Radio Free
Europe”.
Në dhjetor të 1987-ës, revista Rolling Stone ka publikuar bendin në
ballinat e saj, duke e quajtur “Grupi më i mirë Rock&Roll në
Amerikë”.
Në listë kushton 3 mijë dollarë dhe është një prej auto-veturave më ekonomike të të gjithë kohërave. Megjithatë çmimi i Tata Nano tani mund të arrijë deri në 3.3 milionë euro. Natyrisht
nuk bëhet fjalë për versionin full-optional, por të një auto-veture
tepër speciale të krijuar me ndihmën e tridhjetë bizhuterive për të
celebruar 5 mijë vite të gurëve të çmuar indian. Artizanët kanë ndërmarrë karrocerinë me 90 kilogramë ar 22 karatësh, 15 kilogramë argjend, mijëra diamante dhe gurë të çmuar. Këto janë arsyet që shpjegojnë çmimin e veturës indiane. Gati
dy vite para daljes së veturës me kosto të ultë, e prodhuar dhe shitur
në Indi në mars të 2009, grupi Tata ka lançuar këtë version duhet thënë
shumë të çmuar. Një hap me të vërtetë i rëndësishëm nëse konsiderojmë
që versioni origjinal mbështet tek një karroceri totalisht plastike, e
cila forcohet vetëm me inkuadrim çeliku.
Nga gara për t’u futur në shkollë, te studimet e vështira. Një nga
vendet e botës ku nuk është e lehtë të bëhesh mjek, është edhe Amerika.
Ja se çfarë duhet të “heqin” studentët, që në të ardhmen duan të bëhen
doktorë me emër
Mjekësia është një degë e vështirë, këtë e dimë të gjithë dhe për
t’ia arritur qëllimit na duhet shumë punë. Një nga vendet e botës, ku
nuk është e lehtë të bëhesh mjek, është edhe Amerika. Hapi i parë që
duhet të ndjekësh është frekuentimi i një shkolle mjekësore. Më shumë se
120 shkolla amerikane ofrojnë programe studimore për ata që duan të
bëhen doktorë në të ardhmen. Studentët mund të marrin informacione për
shkollat mjekësore nga shumë burime. Njëri prej tyre është një publikim i
titulluar “The Princeton Review”, që jep informacione rreth kolegjeve,
programeve të studimit dhe punëve të ndryshme. Sipas “The Princeton
Review”, gara për t’u futur në shkollat mjekësore është shumë e fortë.
Këto institucione presin jo më shumë se 60 mijë prurje të reja çdo vit,
edhe pse kërkesat janë sa dyfishi e ndonjëherë trefishi i kësaj shifre.
Shumica e atyre që kërkojnë të studiojnë për mjekësi janë femra. Pjesa
më e madhe e tyre konkurrojnë në disa shkolla njëkohësisht. Testet që
bëhen në mënyrë elektronike japin përgjigjen në kohë reale. Aplikantët
testohen kryesisht në shkenca biologjike dhe fizike, përveç pyetjeve
logjike dhe një eseje. Për më tepër ata duhet të kenë mbaruar shkollën
me rezultate shumë të mira. Ata që duan të bëhen mjekë zakonisht
studiojnë shumë biologji, kimi dhe shkenca të tjera. Shumë studentë
punojnë për një apo dy vjet në fushën e mjekësisë para se të futen në
shkollën e mjekësisë. Për më tepër para se të fillosh studimet duhet të
kryesh një intervistë apo takim të drejtpërdrejtë të detyruar me
profesorët. Intervistuesi kërkon të dijë nëse personi i interesuar i
kupton kërkesat e jetës si një student mjekësie apo doktor i ardhshëm.
Për më tepër ata duan të dinë synimet e këtyre studentëve në jetën e
tyre kushtuar mjekësisë. Një tjetër problem për ata që vendosin të
studiojnë mjekësi në Shtetet e Bashkuara janë edhe paratë. Të arsimohesh
për mjekësi mund të kushtojë shumë. Një vit në një kolegj mjekësor
privat mund të kushtojë 40 mijë dollarë ose edhe më shumë. Kostoja
mesatare në një shkollë publike mjekësore kap shifrën e më shumë se 15
mijë dollarëve. Shumë prej studentëve janë të detyruar të marrin kredi
për të mbaruar studimet. Mjaft prej tyre e përfundojnë shkollën të
zhytur në borxhe. Amerikanët bëhen mjekë duke u futur në ushtri, në
marinë apo në shërbimin shëndetësor publik. Në këtë rast atyre nuk u
duhet të paguajnë shumë, por në shkëmbim u duhet të kalojnë shtatë vjet
në shërbimin qeveritar. Por doktorët janë ndër njerëzit më të paguar në
Amerikë. Mjekët në qytete të mëdha, të specializuar në shërbime të
tilla, si për shembull okulistika, fitojnë më shumë se të tjerët. Të
tjerë, në lagjet më të varfra, zakonisht fitojnë më pak. Pjesa më e
madhe e studentëve i kalojnë pothuajse dy vitet e para të shkollës në
dhomën e studimit. Fillimisht ata mësojnë gjithçka për trupin dhe pjesët
e tij. Po ashtu ata nisin të studiojnë si t’i njohin dhe trajtojnë
sëmundjet.
Në vitin e tretë ata nisin të punojnë me pacientët nëpër spitale.
Doktorët më me eksperiencë që kanë trajtuar shumë pacientë gjatë punës
së tyre shërbejnë si guidë për këta të rinj që duan të bëhen mjekë në të
ardhmen.
Gjatë vitit të katërt, studentët nisin të kontaktojnë me spitalet e
ndryshme për trajnimet shtesë që do t’u duhen, pasi të mbarojnë
shkollën. Rivaliteti për të punuar në ndonjë spital me emër është i
jashtëzakonshëm. Pjesa më e madhe e shteteve në Amerikë kërkojnë të
paktën një vit eksperiencë në një spital, pasi ke mbaruar shkollën e
mjekësisë. Por, siç e thamë, nëse arrin të fitosh emër dhe të punosh në
një spital të mirë të ardhmen e ke të garantuar. Shërbimi që ofrohet
është thuajse perfekt dhe gabimet në trajtimin e sëmundjeve janë të
rralla. Për më tepër të hapen shumë dyer, për të qenë nëpër qendra
kërkimore dhe shkencore. Të gjitha mundësitë mund të ofrohen,
pavarësisht se nga vjen apo çfarë ngjyre ke. Nëse e meriton mund të
japësh mësim edhe në universitetet më të mira për mjekësinë në vend. Por
për të arritur të gjitha këto, mbi të gjitha të duhet shumë punë dhe
një jetë e tërë kushtuar vetëm mjekësisë.
Facebook-u lansoi një seri ndryshimesh në News Feed-in, ndërsa e shtoi
edhe opcionin “ticker”. Qëllimi i ndryshimeve që filluan prej dje të
aplikohen është që vazhdimisht t’ju mbajë në hap me ngjarjet më kryesore
të miqve tuaj edhe në qoftë se nuk jeni kycur disa ditë.
Ndryshimet e reja janë bërë që asnjëherë mos ti humbisni të rejat më
kryesore në News feed – raportoi për Mashable, produkt menaxheri Kit
Shaht.
Ndryshimi i parë është bërë për t’ju mundësuar ti shihni të gjitha
ngjarjet e mëdha të miqve tuaj, që nga koha e fundit kur jeni kycur, pa
marë parasysh se a ka qenë para tre minutave apo para tre javëve.
Facebook thotë se News feed do të funksionojë si një lloj ditari
personal.
Për ta bërë këtë janë hequr opcionet Top Stories dhe Most Recent nga
pjesa e sipërme e News feed dhe janë zavendësuar me një zgjidhje më
intelegjente e cila e përshtat përmbajtjen sipas kycjes suaj së fundit.
Nëse tre ditë nuk keni hyrë në facebook, në hyrje sapo të kyceni do ti
shihni ngjarjet kryesore të rrjetit tuaj-kjo do të thotë se nuk do ti
humbisni ndryshimet kryesore në “relationship” statusin e miqve tuaj ose
simpatisë suaj, do të jeni në hap me fotografitë e reja të vendosura,
ose me vendimet kryesore të jetës së miqve tuaj.
Të varurit të cilët vazhdimisht janë në facebook në News feed-in e
tyre do të kenë përmbajtje në rradhitje hronologjike. Rrjeti social
gjithashtu mundëson që të specifikoni se cka do të jetë lajmi kryesor
në “feed”in tuaj me nënvizimin e aplikacionit “top story”.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me mënyrën se si janë të paraqitura
fotografitë në News feed. Të themi thjesht fotografitë do të jenë më të
mëdha dhe më mbreslënëse. Kjo gjë edhe ishte një nga kërkesat kryesore
të përdoruesve. Qëllimi i këtij ndryshimi është që fotografitë të dalin
në plan të parë.
Ndryshimi i fundit është futja e “ticker”it mbi chatin në anën e
djathtë. Kjo gjë është “feed” që ju informon me të gjitha të zhvillimet
në rrjetin tuaj. Ndryshe nga News feed opcioni që është fokusuar në të
kaluarën, ticker opcioni fokusohet në ngjarjet aktuale. Në thelb kjo gjë
është zavendësim për funksionin Most Recent.
Xabi Alonso i cili kompletoi edhe ndeshjen e 100-të me mbretërit,pas
ndeshjes kundër Racingut tha se nuk duhet të hubet besimi dhe se duhet
të vazhdojmë më tutje.
“Ne jemi të zhgënjyer që nuk mundëm të
marrim 3 pik nga ky udhëtim, por gjithçka do të normalizohet nëse ne
fitojmë të shtunën, ne jemi një ekip i bashkuar dhe do të vazhdojmë
përpara. Levante dhe Racing kanë qenë dy ndeshje të ndryshme të dyja të
vështira por Racing u mbrojt më shumë, ne kemi luftuar shumë por nuk
arritëm të shënojmë. Futbolli nuk është matematik, në ndonjë ndeshje
luan mirë dhe fiton, ndërsa tjetra humbet ose barazim, por duhet ta
mbajmë kokën lartë të vazhdojmë përpara sepse ka edhe shumë ndeshje për
tu luajtur”, ka thënë, Xabi Alonso.
Krizë besimi në klubin mbretëror. Lojtarët e Real Madridit dalin
kundër trajnerit kontraverz , Jose Mourinho. Përçarjet i zbulon gazeta
më e madhe spanjolle “El Pais”.
Yjet e klubit janë të pakënaqur që Mourinho fajësoi Khediran për humbjen nga Levante për shkak të humbjes nga Levante.
“Kishte instruksione të qarta nga Mourinho për atë që duhej bërë.
Njëra ishte që kur ata të ndërhynin ndaj nesh të protestonim para
referit për t’i bindur që ta ndëshkojnë kundërshtarin. Kur do të
ndërhynim ne duhej bërë zhurmë që ta mbrojmë bashkë-lojtarin.”, ka thënë
një lojtar në kushte anonimiteti. Dhe, pikërisht këtë e kishte bërë
Khedira – mbrojti Di Marian, për çka e mori kartonin e dytë të verdhë.
Pra, ai bëri pikërisht atë që i tha Mourinho, por nga vetë ai pas
ndeshjes u la si fajtor për humbjen.Ky është një akt që ka shqetësuar
dukshëm lojtarët që i kanë dalë Khediras në krah, duke dalë kundër
taktikave të ndyra të trajnerit të tyre.
Skuadra zvicërane Basel, ka shënuar fitore të thellë ndaj ekipit të
sapoinkuadruar në ligë, Laussane, me rezultat 6-0. Edhe në këtë ndeshje u
paraqit supertalenti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili arriti të shënoj
një gol.
Golin e vetëm Shaqiri e shënoj në minutën e 52, që ishte goli i
pestë për Baselin në këtë takim. Shaqiri përvec golit pati një
paraqitje fantastike në këtë takim dhe kjo vjen në momentin më të mirë
kur ai është shëndrruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për
kombëtaren zvicërane dhe për ekipin e Baselit. Mbetet një prej lojtarëve
më të kërkuar nga klube të ndryshme evropiane.
Shkruan: Andrew Anthony
Gjatë 10 viteve të para te Arsenali, Wenger shihej, të paktën nga
tifozët e skuadrës, si një lloj gjeniu enciklopedist. Në sezonin e parë
si trajner, 1997-’98, fitoi dy trofe dhe e përsëriti këtë edhe katër
vjet më vonë. Dy vjet pas kësaj, “Të pamposhturit” nuk u mundën
asnjëherë gjatë gjithë sezonit futbollistik. Këto ishin arritje të
paharrueshme duke marrë edhe më shumë shkëlqim nga stili magjepsës i
futbollit te i cili këmbëngulte Wenger.
Më parë Arsenali njihej si skuadër e ashpër, efektive, mjeshtërore; e
prerë në marrjen e një fitoreje të llojit 1-0. Por duke zbuluar talente
të reja nga e gjithë bota dhe në veçanti në Francë, atdheun e tij, dhe
duke ndërtuar mbi bazën solide që trashëgoi Wenger e shndërroi klubin në
një prej ekipeve me futbollin më tërheqës në Europë. E bëri këtë duke e
zbatuar ngadalë vizionin e tij në çdo detaj të klubit; nga menuja e
darkës te trajneri i gjimnastikës e deri te dizajni i fushave të
stërvitjes. Duke qenë se fillimisht ishte i panjohur për shumicën e
lojtarëve, meqë vinte nga errësira e ligës japoneze, kjo ishte një
detyrë e vështirë, e bërë edhe më shumë e tillë nga kultura e pijes së
pafre që ishte pjesë e trashëgimisë së klubit.
Ai guxoi, për shembull, t’i thoshte Tony Adams-it, kapiten i skuadrës
dhe asokohe një alkoolist i reformuar, se i duhej të hante karota në
vend të së preferuarës së tij të para ndeshjeve: çokollatës Mars. Por
Wenger i bëri për vete lojtarët, sepse, megjithëse vendosmërisht i huaj,
idetë e tij ishin të suksesshme. Paradoksi me Wenger-in është se
ndërkohë që jep përshtypjen e një intelektuali urban, në fakt është
fanatik i futbollit, edhe duke përjashtuar gjithçka tjetër. Askush nuk
është më i informuar për lojën, por kritikët argumentojnë se forca e tij
është në të njëjtën kohë edhe dobësi, veçanërisht në kohë të vështira,
sepse ai nuk priret për të kërkuar mendim tjetër. Asistenti i tij i
vjetër Pat Rice nuk është dikush që mund të quhet zë kundërshtues dhe,
që kur David Dein ish-zëvendës shefi i klubit u pushua, nuk ka patur një
figurë tjetër me të cilin ai të mund të diskutonte rreth panoramës së
përgjithshme. Rezultati, thonë kritikët e tij, dhe madje edhe disa prej
mbështetësve, është se kokëfortësia e tij është shndërruar në
mendjengushtësi.
Sidoqoftë, duhet vënë në dukje diçka frymëzuese: teksa kërkesa që
Arsenali të kthehet te disa prej virtyteve tradicionale-agresiviteti,
qashtërsia, racionalja-skuadra është shtyrë nga Wenger për të luajtur me
kreativitet edhe më të skajshëm. Ai që e filloi si idealist pragmatist u
shndërrua, teksa skuadra është ligështuar, në njëfarë puristi utopik.
Kur u pyet së fundmi nëse e shihte futbollin si art apo biznes, ai u
përgjigj: “më pëlqen fjalia e një filozofi të madh që ka thënë ‘e vetmja
mënyrë për t’u përballur me vdekjen është të shndërrosh gjithçka në
art’. Ne duhet të përpiqemi që ta bëjmë çdo ditë sa më të bukur të
mundemi.”
Çfarëdo që të ndodhë, nuk duhet harruar se Wenger, me efektivitet, ka
luftuar në një fushatë, i vetëm kundër modelit fiton-më-i pasuri që ka
mbështjellë futbollin e ligave më të mëdha europiane. Dështimet e tij
maten vetëm me anë të standardeve të jashtëzakonshme të triumfeve të
tij. Dhe ato triumfe, duhet kujtuar gjithashtu, kanë qenë fryt i
përkushtimit të papërkulur.
YouTube ka bërë edhe një hap të rëndesishëm në rrugen e saj drejt
suksesit, ajo ka shtuar edhe disa tipare të reja për ndryshimin e
videove brenda YouTube, që disa nga përdoruesit mund ta kenë vërejtur
sepse ky funksion i ri është lëkundur tek të gjithë përdoruesit .
Funksioni i ndryshimit të videove nuk ka për qëllim të zëvendësoj programet si Final Cut Pro, por ka për qëllim ta ndihmoj përdoruesin që të ndryshoj videon më lehtë dhe më shpejtë.
Në një postim në blogun zyrtar,
inxhinieri i YouTube John Gregg përshkruan disa mundësi të ndryshimit
që tani janë në dispozicion. Ekipi i YouTube, gjithashtu ka bashkëpunuar
edhe me Picnik që të siguroj efete të
reja dhe më estetike. Kjo ju mundëson të shtoni filtra, ndryshoni
ngjyrën dhe efekte tjera (Picnik u ble nga Google vitin e kaluar dhe
është i integruar edhe në Picasa)
Shqipëria ka zbritur në vendin e 71 të renditjes së FIFA-s, të publikuar të mërkurën nga organizmi drejtues i futbollit botëror.
Përfaqësuesja jonë ka humbur 14 pozicione në krahasim me muajin e kaluar për shkak të humbjeve me Francën dhe Luksemburgun në dy ndeshjet e fundit eliminatore për EURO 2012.
Renditja e muajit shtator ka pasur shumë ndryshime edhe për kombëtare
të tjera. Kështu, Spanja ka rifituar vendin e parë duke zbritur
Hollandën në të dytin. Gjermania mban vendin e tretë, ndërkohë që Uruguaji ngjitet në vendin e katërt. Në vend të pestë Portugalia (ngjitet 3 vende), Italia
në vend të gjashtë (rekuperon 1 pozicion) dhe Brazili në vend të 7
(zbret 1 pozicion në renditje). Anglia, Kroacia dhe Argjentina
plotësojnë 10 ekipet e para të renditjes.
Në 50-shen e parë, Zvicra, Bosnje-Hercegovina, Hungaria dhe Armenia kanë bërë progress të rëndësish
Trajneri i Chelseat,
Andre Villas Boas, e do me çdo kusht gjatë janarit mesfushorin e
Evertonit Ross Barkley, ndërsa për të është i gatshëm të paguaj 20
milionë paund.
Edhe pse Barkley nuk ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon, sipas
“Mirorr” Villas Boas tashmë ka vendosur dhe është i bindur se pikërisht
ky mesfushor është lojtar që i duhet Chelseat.
I riu nga Liverpooli i cili në dhjetor mbush 18 vjeç, llogaritet si
njëri ndër mesfushorët më të talentuar ri dhe për këtë arsye Villas
Boas u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë gati paratë për këtë
lojtarë.<
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, u ka kërkuar anëtarëve të
klubit që të mbështesin marrëveshjen luksoze me “Qatar Sports
Investments”, ndryshe do të rrezikojnë që ato para të investohen diku
tjetër, përfshirë këtu edhe rivalin e përbetuar, Real Madrid.
Anëtarët e Barcelonës do të votojnë të shtunën në Asamblenë e
përgjithshme lidhur me kontratën pesëvjeçare të skuadrës me “Qatar
Sports Investments” të vlefshme 170 milionë euro pas akuzave se kjo
marrëveshje i ka komprometuar idealet e klubit.
Barcelona ishte ndër skuadrat e pakta në botë që në fanellë
asnjëherë nuk kishte vënë emrin e sponsorit. Përkundrazi, në vitet e
fundit skuadra madrilene kishte paraqitur logon e organizatës UNICEF
dhe për këtë kishte qerasur organizatën bamirëse me 1.5 milionë euro në
vit.
Por, nga kjo verë në fanellën e Barcelonës figuron “Qatar
Foundation”, ndërsa UNICEF-i është vendosur në pjesën e pasme të
fanellës.
“Unë do të votoja për ‘Qatar Foundation’. Të ardhurat janë të
nevojshme për klubin. Nëse këto para nuk shkojnë te Barça, atëherë do
të investohen diku tjetër. Të shpresojmë që të mos shkojnë te rivali
ynë më i madh, Reali”, ka thënë Rosell.